Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në det pranë ishullit grek të Kretës, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar në Athinë.

Epiqendra e tërmetit ishte 30 kilometra në jug-juglindje të Zakros, në prefekturën e Lasithit, raporton Kathimerini.

Tërmeti është ndjerë në shumë zona të Kretës lindore, por edhe në Heraklion.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme, raporton reuters.

Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm edhe në Thesali dhe epiqendra ka qenë 13 kilometra në jugperëndim të Tirnavos.

Ndryshe, Greqia gjatë ditëve të fundit ka përjetuar tërmete të njëpasnjëshme, por që nuk ka pasur viktima apo dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

25 raste të reja me Covid 19

Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet publik gjatë ditës…

​Vritet në Ukrainë mercenari serb prorus, kishte vizituar edhe Mitrovicën

Në Lugansk të Ukrainës është vrarë serbi Stefan Dimitrijeviq, mercenar prorus në…

Osmani uron kandidatët që fituan në raundin e dytë të zgjedhjeve, kërkon nga ta t’i realizojnë premtimet e dhëna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike, të…

Zelensky thotë se Ukraina ka dyfishuar zonën e saj të rimarrë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat e tij kanë rimarrë…

Gjendet i lidhur me litarë një person në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë

Policia bën të ditur se dje një person ishte gjetur i lidhur…