/ EDITORIAL /

BDI-ja, kjo “parti kombëtare”, pse nuk premton qoftë edhe një rigjykim të procesit të montuar “Lagja e Trimave”? Sepse, jo që duhet ta zhveshë tërësisht veten para këtij rasti krejtësisht anikombëtar, por, duhet pastaj ta vë në sprovë vetë partinë, VMRO-në, e cila mundet edhe të jetë batëse e qeverisë së ardhshme, bashkë me vasalin e vet strategjik, BDI-në!

Gjëja më jonjerëzore, më joparimore dhe më e shpifur përgjatë një fushate parazgjedhore pa dyshim që është premtimi bosh, premtimi i parealizueshëm, premtimi që jepet sa për lojë me ndjenja njerëzish, me fatet e nevojtarëve! Por, edhe më e rëndë se kjo gjë është përvetësimi i “sukseseve qeveritare” nga ana e partisë që ka qenë rimorkio e qeverisë, apo, me fjalë të thjeshta, që ka qenë vasal i qeverisë. Ky vasal pakurrizor duket pikërisht si BDI-ja!
E frikësuar nga humbja e radhës, kohëve të fundit sikur është urdhëruar që të prezantohet si “parti” e rangut të OKB-së, që ka arritur të punësojë 26 000 persona, që ka arritur t’ua ngre pensionet pensionistëve, që ka arritur ta inkuadrojë Maqedoninë e Veriut në NATO, që ka arritur të ndërtojë qindra shkolla, qindra salla sportive, mijëra kilometra rrugë etj. etj.
Krejt bota e di se BDI-ja nuk është qeveri, por mjet vasal sa për të shnukur ndonjë tender! Krejt bota e di se, buxheti, niveli i jdp-së, niveli i pensioneve, masat reformuese në arsim, në shëndetësi, në kulturë etj, ndërtimi i rrugëve nacionale, utostradat, linjat hekurudhore, avansimi i të drejtave etnike etj., fluturimi në hënë, rritja e buxhetit për ushtri, ndërtimi i burgjeve, numri i policëve, i qendrave medicinale etj. – nuk janë suksese të një partie, por janë platformë e partisë më të madhe e cila ka fituar të drejtën e qeverisjes. Por, do të thonë këta të BDI-së se, pa partinë e Ali Ahmetit nuk mund të arrihet sukseset qeveritare! Gjatë vitit 2008-2016, krejt bota e di se cili ishte qëndrimi i Ali Ahmetit në kundërvlerë të përfshirjes së tij në qeverinë e Nikolla Gruevskit! Zero qëndrim, në fakt, pranoi moratoriumin partiak të VMRO-së, apo mbylljen e konteksteve kombëtare shqipare, në të mirë të zhvillimit ekonomik. Na doli puna se ai zhvillim ekonomik kishte qenë vetëm realizimi i projektit “Shkupi 2014”, kurse ngulfatja e konteksteve kombëtare ishte në bashkëpjesëmarrje me VMRO-në e cila sprovoi vasalin e vet (BDI-në) edhe në ujdisje të projekteve antishqiptare, si: “Monstra”, “Lagja e Trimave” etj.
LSDM- e cila në prag të zgjedhjeve të 2016 ishte e pastër për sa i përket përfshirjes në projektet e fundit antishqiptare, ia arriti që me premtimin se do ta rishqyrtojë rastin “Monstra” të përfitojë 30-40 mij vota shqiptare! Dhe, LSDM-ja i qëndroi besnike këtij premtimi!
Por, ndonëse gjithnjë në prag të fushatave parazgjedhore, gjuhen temat më përvëluese, të cilat e elektrizojnë elektoratin përkatës, kësaj radhe, akoma asnjë fjalë për këto çështje. Për shembull, BDI-ja jo vetëm që po premton gjëra idiotike, por po i përvetëson edhe gjërat e parealizueshme dhe të pamundshme në konceptim nga ana e BDI-së. Jo vetëm BDI-ja por, asnjë parti shqitare deri më sot nuk e tha asnjë fjalë për fatin e bijëve më të ndritshëm, për momentin, të kombit shqiptar, të cilët, për një kauzë shumë të rëndësishme kombëtare, po dergjin burgjeve maqedonase duke pritur që ta mbarojnë jetën nëpër qelitë e këtyre burgjeve!
Madje, çuditërisht, as LSDM-ja nuk premton asgjë, ndonëse këtë rast e ka hipotekë dhe peshqesh nga VMRO-BDI-ja!
BDI nuk guxon ta përmend çështjen e Legjendave të gjalla nga Lagja e Trimave, sepse të gjitha faktet flasin se është bashkëpjesëmarrëse në inskenimin e kësaj ngjarje si dhe në vrasjen e trimave dhe në burgosjen e përjetshme të atyreve që u tradhëtuan po nga struklturat e caktuara të BDI-së, duke u pajtuar që t’i ulin armët.
Partitë e vogla shqiptare nuk guxojnë ta premtojnë rigjykimin eventual apo edhe lirimin nga burgu të trimave shqiptarë, sepse, nuk i dihet, mund t’ju duhet të shkojnë në koalicion me VMRO-në e cila shpëtimin partiak e arriti pikërisht përmes inskenimit të këtij rasti!
LSDM-ja nuk po guxon t’i futet kësaj teme, sepse mund të ndodhë që sërish ta marrë në koalicon BDI-në, e cila nuk i duhet si parti e definuar si kriminale e antishqiptare, prandaj dhe “nuk ia turbullon ujin”!
Po BDI-ja, kjo “parti kombëtare”, pse nuk premton qoftë edhe një rigjykim të çështjes? Sepse, jo që duhet ta zhveshë tërësisht veten para këtij rasti krejtësisht anikombëtar, por, duhet pastaj ta vë në sprovë vetë partinë, VMRO-në, e cila mundet edhe të jetë bartëse e qeverisë, bashkë me vasalin e vet strategjik, BDI-në!
Sa i përket Zijadin Selës, as ky nuk është në disponim për të premtuar se do ta zbardhë këtë çështje, e cila, si laviren lakuriq do ta nxirrte në breg të fajësisë tërë strukturën udhëheqëse të BDI-së! Margjinalizimi i “tërësishëm” i Musa Xhaferit dhe i Artan Grubit (të cilët shpesh janë fajësuar nga Grupi i Kumanovës) nuk do të thotë premtim se në qeverisjen e ardhshme do të amnistohen të gjithë ata që u mashruan nga dy të apostrofuarit si dhe nga strukturat e caktuara të shërbimeve sekrete multietnike e multishtetërore!
Zijadin Sela nuk po premton më se do të inicojë shqyrtim ndërkombtar të rastit, sepse e di që kjo gjë kërkon ndryshime kushtetuese, e cila kërkon shumicën absolute të votave të Kuvendit. Sido qoftë, është një nga premtimet e parelizueshme, ndaj dhe, nuk po dëshiron që të gënjejë në këtë fushatë parazgjedhore, dëshiron të dalë si politikan sa më pragmatik i cili nuk dëshiron të turbullojë ujin me qetësinë e të cilit relaksohen ndërkombëtarët!
Partitë tona, duke vrapuar pas simpatisë ndërkombëtare, duke u “shpërfytyruar” në “parti botërore”, kosmopolite, po harrojnë se kanë qindra probleme kombëtare të cilat, duke u realizuar, sjellin vota kombëtare. Me vota kombëtare fitohen zgjedhjet dhe jo me rrahje të shpinës nga ndërkombëtarët, e cila, gjithnjë përfundon me futje të gishtit!
Kësaj radhe, kandidat potencial për përjetim të gishtit do të jetë, me gjasë, BDI-ja. Prandaj dhe, strukturat e tyre partiake po rrinë gati veshur në dimia grashë./kombetare/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…