Një shtetas gjerman është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në Gjakovë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Nysret Gjyrkaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Ai deklaroi se rasti ka ndodhur në ora 20:00 të mbrëmjes dhe se rasti cilësohet si ‘vdekje e dyshimtë’.

“Datë 06.11.2021 rreth orës 20:00, Gjakovë, pas kërkesës së një bashkëpunëtoreje për verifikim të një shtetasi gjerman mbi situatën shëndetësore të tij, policia së bashku me pronarin e banesës ku banonte shtetasi gjerman, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar ka hyrë në banesë dhe ka gjetur shtetasin gjerman të shtrirë në krevat”.

“Në vendngjarje ka dalë mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e ti. Rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë” dhe se trupi i pa jetë të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Në lidhje me rastin janë informuar të gjitha njësitet relevante për veprimet e mëtutjeshme ju informojmë me raporte shtesë”, thuhet në Gjyrkaj./K.Kosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Institucionet e Kosovës fillojnë kampanjën për mbjelljen e një milion drunjve

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe…

Xhozef: Bllokada e Sofjes shumë pozitive për Rusinë

Interesi i Rusisë është që ta pengojë Ballkanin të stabilizohet dhe t’i…

Sokoli, Hallaçi, Zeka, Fejzullahu: TASH ESHTE KOHA

Me një Fjalë të vetme, mburrje dhe krenari, me Komandantë Fadil Dunavi,…

Kush po tenton ta retushojë librin shkencor “Shqiptarët e Maqedonisë”

Më vitin 1992, historianë e shkencëtarë nga mbarë bota shqiptare u mblodhën…

Kurti bashkëbisedon me avokatët mbrojtës të të burgosurve në Hagë

Kryeministri Albin Kurti sot bashkëbisedoi me të gjithë avokatët dhe bashkavokatët e…