Një person i armatosur është arrestuar në aeroportin e Canberras në Australi, pasi filloi të shtie brenda terminalit.

Policia australiane tha se një person është arrestuar dhe një armë zjarri është sekuestruar, duke theksuar se nga të shtënat nuk është lënduar askush.

Policia ishte telefonuar pas raportimeve për të shtëna në aeroport, e si preventivë është bllokuar një pjesë e aeroportit derisa pjesa tjetër është evakuuar.

Aeroplanët e shumtë që ishin përreth aeroportit janë ulur nëpër pista.

“Kamerat e sigurisë janë analizuar dhe një person është arrestuar – që besohet të jetë i vetmi për incidentin brenda aeroportit”, thuhet në kumtesën e policisë australiane.

Një person i armatosur kishte filluar të shtie brenda aeroporti, kurse sipas dëshmitarëve që folën për Guardian Australia, shihen pamje kaotike dhe policia duke arrestuar sulmuesin.

Një dëshmitar tha se të paktën dhjetë plumba janë shkrepur, e në atë moment të gjithë civilët që ishin brenda filluan të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Presidenti i Serbisë me kushtëzim të ri për dialogun, s’do bisedime me Platformën e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, edhe sot ka drejtuar kritika dhe akuza…

Lajçak: Pres që Kosova dhe Serbia të hënën ta pranojnë Planin Evropian

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak ka…

Gjermania kërkon të ulen tensionet, Berger: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel…

Fuqia e pasaportës, Maqedonia e Veriut në vendin e 47-të

Maqedonia e Veriut renditet në vendin 47-të, për nga fuqia e pasaportës,…

Digjet ndërtesa e sigurisë në rajonin e Rostovit të Rusisë

Një ndërtesë e përdorur nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB)…