Prokuria Themelore në Gjevgjeli kërkon paraburgim për një person nga Gjevgjelia, i cili dyshohet se ka vrarë njerkun e tij, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë ngjarja ka ndodhur me 12 dhjetor të këtij viti, respektivisht gjatë ditës së hënë.

“Ai e ka bërë veprën duke futur dorën nga dritarja e vogël e hapur në anën e djathtë të derës së hyrjes, ka hapur derën e shtëpisë së njerkut, ka hyrë brenda dhe pas një debati të shkurtër e ka goditur disa herë me thikë të dëmtuarin. Duke vepruar kështu, ai i ka shkaktuar lëndime të rënda fizike – dy plagë me thikë në shpinë, prerje të thella në anën e majtë të qafës, fytyrës dhe dorës së djathtë. Viktima ka rënë përtokë në dhomën e ndenjes dhe ka pasur gjakderdhje të mëdha. Pasi i dyshuari është larguar, i dëmtuari ka arritur të dalë në rrugë, ku është gjetur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë kërkuar ndihmën e shpejtë mjekësore. Para se të binte në koma për shkak të ashpërsisë së lëndimeve dhe para se të transferohej në Qendrën Klinike në Shkup, viktima ka arritur të emërojë të dyshuarin si autor të veprës”, thonë nga Prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjykata Penale: Personi që ka informuar Mijallkovin nuk është nga gjykata

Nga Gjykata Penale theksojnë se gjykata shprehimisht vendosi për kërkesën për paraburgim…

NATO e pranon: Sulm i mundshëm ndaj një vendi anëtar, Ballkani në fokus

14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NATO-s të…

Palmer: Njohja e ndërsjellë hap rrugën drejt Evropës

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaçëm…

Sveçla dhe Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme flasin për luftën kundër krimit të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla sot ka takuar Komisioneren Evropiane…

61 vjeçari nga Labunishta që dyshohej për koronavirus, nuk pranohet në spitalin e Ohrit

Një pacient nga fshati Labunishtë i Strugës, i lindur në vitin 1959,…