Nga të gjitha testet e bëra për diagnostikimin e koronavirusit në vend, një nga katër persona ka rezultuar pozitiv për virusin.

Deri më tani, në mbarë shtetin kanë arritur të testohen 115.794 persona, ku 27.851 prej tyre kanë dalë me Covid-19, raporton Gazeta Express.

Vendi ka pasur në total 798 raste të vdekjes të lidhura me virusin nga familja SARS-COV2.

Numri aktiv i rasteve në Kosovë është 10.191.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 16.862.

Përgjatë ditës së sotme, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se në vend janë paraqitur 963 raste të reja ditore me virusin korona, numër ky rekord i të infektuarve përbrenda një dite.

Si pasojë e numrit të madh të rasteve, Qeveria e Kosovës të enjten ka ndërmarrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi të premten në ora 18:00.

Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Komunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 brenda javës. Këtu kategorizohen komuna e Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Fushë Kosovës, Shtimes dhe Obliliqit.

Në këto komuna, ndalohen hyrjet dhe daljet e qytetarëve dhe automjeteve nga ora 19:00 deri ne orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme.

Gjatë kësaj periudhe ndalohet edhe veprimtaria e gastronomisë. Ndërkaq transporti publik lejohet të punojë me 50 për qind të kapaciteteve, duke respektuar Manualin për mbrojtje nga COVID-19. Taksitë do të lejohen të punojnë vetëm me një pasagjer prapa ose tre, nëse janë anëtarë të familjes. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…