Kur Shaqir Fetain e rrëmbejnë emocionet ai e humb kontrollin, e humb kon-tro-llin! Nën hije të konferencës botërore, Ministri i Vakëfit të Egjiptit, Prof. Dr. Muhamed Muhtar Xhumahi, të pranishmëve u ka dhuruar eksemplar nga libi i tij i fundit! Meqë libri ka të bëjë për injoancën dhe rizgjimin (titulli i librit: Injoranca dhe rizgjimi), dikush i tha Ministrit që t’ia dhurojë edhe Shaqir Fetait një libër, meqë është totalisht injorant dhe ka nevojë për “rizgjim”! Këtë gjest Shaqir Fetai e interpreton si diçka që i ka ndodhur vetëm atij, madje në mesin e mbi 300 të ftuarve: “në një ambijent më dhuroi librin e ri të tij”! Në çfarë ambienti o injorant! Mos shkakto këtu dyshime e hamendësime!
Dhe, sipas Shaqir Fetait, që nga ky moment ministri na qenka “një personalitet i madh… me një reputacion të një kontribusi të madh në konferenca dhe simpoziume fetare!” Kush di të vlerësojë në këto mënyrë injorante përveçse Shaqir Fetai! Ky kur rrëmbehet nga emocionet edhe ia futë kot, edhe e tregon tërë injorancën e vet dhe, natyrisht – e humb kon-tro-llin!
Kur Shaqir Fetait i prinë injoranca, detyrimisht që do ta kemi edhe këtë margaritar të tij: “Fjalimi i tij në këtë Konferencë shtoi nje përshtypje të veçantë dhe i dha vulën këtij tubimi”!
Kurse, abdalli pastaj, thotë se po shpifin kundër tij dhe se po e ofendojnë! Pse a mos është për t’u lavdëruar e mburrur me këtë injoroant?!