Eksperti i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli, ka thënë se është mirë se ajo që po ndodhë me BE nuk ka të bëjë vetëm më Kosovën.

“Jozyrtarisht thuhet se ka një ndërprerje të procesit të zgjerimit dhe më së shumti pësojnë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shtetet tjera, dhe të fundit jemi ne”, ka thënë Vasolli.

“Ky është lajm i keq. Kemi krim dhe korrupsion të lartë qe dy dekada. Nga shpallja e pavarësisë kemi nepotizëm mos moszbatim të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që i kemi ratifikuar. Të gjitha këto ligje dhe marrëveshje dhe obligime që i kemi marrë janë për të mirën e vendit. Një Kosovë e zhvilluar me krim dhe korrupsion, më pak është më afër BE-së”.

“Është koha që të mos presim shumë drejt BE-së dhe se çfarë po vendosin ata për ne por ne t’i marrim vendimet tona për vendin tonë. Kurdo që Be i adreson çështjet e saj të brendshme ne të jemi më përpara”.

Vasolli në Zona e Debatit në Klan Kosova ka deklaruar  as Serbia as Kosova nuk mund të ecin përpara pa u gjetur zgjidhja.

“Nëse zgjidhet Josep Borrell në krye të diplomacisë evropiane do të vijnë në një pozitë për ta gëlltitur atë që ka thënë. Ai do të mundohet që ta ndikojë dialogun dhe të jetë më përkrahës. Janë shtetet që e kanë nominuar dhe mund ta rrëzojnë dhe ai s’mund të shkojë kundër qëndrimit të Francës, Italisë dhe Gjermanisë”.

“Zgjerimi është në krizë por ne s’kemi qenë aq afër. BE fokusin do ta ketë të bashkëpunimi rajonal. Pozita e Presidentit të Komisioni Evropian është pozita më e rëndësishme nga të gjitha. Ursula von der Leyen për fat të mirë ajo është mike e Ballkanit, ka qenë e angazhuar në Ballkan”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BDI lavdërohet për projektet e pa bëra!?

Ndonëse realizimi i shumicës së projekteve zvarritet prej vitesh, BDI lavdërohet me…

Kuvendi i Maqedonisë do u kërkojë falje qytetarëve padrejtësitë e bëra

Kuvendi i Maqedonisë do u kërkojë falje të gjithë qytetarëve ndaj të…

Zaev, Mickoski dhe Ahmeti takohen për Qeverine teknike, ja detajet?

Drejtuesit e LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, do…

Zaev: Sela e anuloi takimin në shenjë revolte për heqjen e kompetencave të Taravarit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka deklaruar se Kryetari i…

BDl në sinkronizim të plotë me VMRO-në, antarët e tyre në KSHZ bojkotojnë mbledhjen

BDl duket se ka filluar koordinimin me partinë opozitare VMRO DPMNE në…