Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që i kishte marrë nga arma e zjarrit, në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit” përballë varrezave të qytetit në Kaçanik, sot rreth orës 14:00.

Po ashtu, edhe një tjetër qytetar në atë vend ka mbetur i lënduar.

Këtë për Klan Kosovën e bëri të ditur zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.

“Policia e kishte marrë informacionin se dy persona kishin marrë plagë nga arma e zjarrit. Mjeku prezent në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e viktimës”.

“Ndërsa, personi tjetër i lënduar është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj, dhe më pas në Prishtinë”,ka thënë Veseli.

Tutje, ai ka shtuar se policia është  në vendin e ngjarje, po e heton zbardhjen e këtij rasti dhe është në kërkim të personave të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kërcënoi ekspertët e pandemisë/ Gjendet i pajetë në park ekstremisti

Një trup është gjetur në kërkim të një ushtari belg, me pikëpamje…

Ambasadorja ukrainase në SHBA e quan Putinin kriminel lufte: Do jetë e vështirë ta drejtosh vendin nga Haga

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Oksana Markarova, e…

Spasovski dhe Çulev dëshmuan për softuerin e blerë nga Rashkovski

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe ish Ministri Teknik, Naqe Çulev, gjatë…

Vjosa Osmani: Luan Haradinaj, ikonë e UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinaj…

Qeveria sot vendos për lehtësime

Qeveria e vendit do të vendos për disa masa lehtësuese. Koordinatori qeveritar…