Të paktën një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar pasi një stuhi përfshiu qytetin La Chaux-de-Fonds në rajonin Neuchatel në kufi me Francën. Stuhia u përshkrua me shira të dendura dhe erëra që arrijnë shpejtësinë 217 kilometra (135 milje) në orë.

Stuhia shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale, ku çatitë e shtëpive u rrëzuan. Gjithashtu janë dëmtuar automjete, ndërsa në autostradë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë disa automjete, shkruan AA.

Zyra Federale Zvicerane e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë tha në një deklaratë se po përpiqen të përcaktojnë nëse ka pasur një tornado.

Erërat e forta të stuhisë shkulën gjithashtu shumë pemë dhe trungje pemësh, bllokuan shinat e trenit duke shkaktuar ndërprerje në transportin hekurudhor në disa zona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pentagoni përshpejton dërgimin e tankeve në Ukrainë

Pentagoni po përshpejton dërgimin e tankeve në Ukrainë duke rinovuar modelet më…

Abbott: Të papranueshme kërcënimet ndaj policëve në veri

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka quajtur…

Ende nuk dihet kur mund të fillojë numërimi i votave të diasporës

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se janë…

Ukraina thotë se ka zmbrapsur dhjetëra sulme ruse

Ukraina tha se ushtria e saj ka zmbrapsur dhjetëra sulme ruse gjatë…

SHBA, të paktën 5 persona të vdekur si pasojë e tornados

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shkaktuar dëme të…