Një helikopter dhe një aeroplan që i përkasin një aleati besnik të presidentit rus u janë dorëzuar autoriteteve në Ukrainë, sipas policisë ukrainase.

Siç shkruan Sky News, përcjell Telegrafi, aeroplani i përkiste Viktor Medvechuk, i cili u arrestua nga forcat ukrainase më herët gjatë luftës.

Në një postim në Telegram, Policia Kombëtare e Ukrainës tha se ata i përkisnin familjes Medvechuk dhe “u dorëzuan për nevojat e forcave të armatosura”.

https://t.me/UA_National_Police/5315?embed=1

Medvechuk ishte miku më i mirë i Vladimir Putinit në Ukrainë, sipas The Guardian.

I quajtur shpesh si “princi i errët” i politikës ukrainase, ai ka qenë një aleat besnik i Putinit për dy dekada, duke udhëhequr një parti politike pro-ruse në Ukrainë për vite me radhë, edhe pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Theret për vdekje një 60 vjeçar në Vitomiricë të Pejës

Një vrasje ka ndodhur sot në Pejë rreth orës 13:15, ku një…

Nesër mbahet seanca e radhës për komandant “Ujkun”

Seanca e radhës ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njohur…

BE paralajmëron masa ndaj veprimeve të Republikës Sërpska

Bashkimi Evropian ka dënuar veprimet e Kuvendit të Republikës Sërpska – entitet…

Berisha tregon se kush janë 2 personazhet që qëndrojnë pas vendimit të SHBA-së për të

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se deklarata e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të…

Bardhyl Mahmuti: Raporti zviceran për rastin “Astrit Dehari” është mbajtur i fshehur 4 muaj nga Prokuroria

Veprimtari i njohur shqiptar, dikur përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…