Shkruan: Refik HASANI


Më datën 20 janar të këtij muaji, mbushen një dekad që është larguar në mënyr të dhunshme Lapidari i UÇPMB-së kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, e vendosur para objektit të Komunës në Preshevë.

Lapidari tani as pas një dekade nuk është kthyer në vend, por është në mendjet e Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe gjithë popullit të kësaj krahine të mbetur padrejtëisht nën administrimin e Serbisë.

Ky viti shënon largimin me dhunë të pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-ës, kurse vitin që e lam pasi ishin tri dekada nga mbajtja dhe organzimi i mbajtjes së Referendumit më 1 e 2 mars të vitit 1992.

Shqiptarët në Republikën e Serbisë, vazhdojn të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë Komëtarë shqiptarë Flamurit.

Ende mbetët për t’u dëshiruar rritja e të punësuarve në administratën Komunale të tri Komunave, veçmas mungon përfaqësimi si në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore. Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës dhe mungon përfaqësimi në zingjirin komandues të Policisë në këtë Krahinë Shqiptare.

Kjo Krahina shqiptare vazhdon të mbetët Rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën, është Krahina më e diskrimunuar në gjithë Evropën,kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive.

08.01.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rroftë Shaqir Fetai

Në protesta normale, meqë ka pakënaqësi të shumta, tërë popullata do të…

Sorra hu më hu ngulet diku

Islami na qenka realitet sot? Islami, si fenomen në zhvillim, realitet ka…

Konsulli amerikan në Greqinë e vitit 1890: Shqiptarët e Greqisë, si “Mohikanët” e Amerikës

Nga: Albert Hitoaliaj / Duke shfletuar veprën e një profesori të njohur…

Artikuluesi artistik i rrenës

Është prej mëkateve të mëdha që mos të reagoshë pas rrenës publike!…