“Nikollaj Dikovski është bullgari i cili u arrestua në Shkup për shkak të qëndrimit ilegal në Republikën e Maqedonisë dhe nën akuzën për spiunqzh. Ai është detyruar ta lëshojë territorin e RMV edhe pse ka jetuar me vite e madje ka pasur edhe biznes”, shkruan Varna24.bg.

“Të premten rreth orës 13 ra zilja në banesën ku isha i vendosur. E hapa derên-dy policë civilë thanë se janë duke bë vetëm kontroll rutinor në lagje. Ua dorëzova dokumentet personale. Shumë qetë më thanë të shkoj me ta në stacion policor”, rrëfen Dikovski për ngjarjen.

I shoqëruar nga dy policët, Dikovski ka shkuar në stacionin policor, ku kanë kontrolluar qendrimin e tij në Maqedoni. I kanë thënë se e ka tejkaluar 90-të ditët e lejuara për qëndrim në vend.
“Problemi ishte se në fakt e kisha kaluar këtë qëndrim 90 ditor. E dija këtë, por bazohej në diçka. Kamë dorëzuar dokumente për regjistrim të një kompanie. Në bazë të kompanisë lehtë mund ta rregulloj qëndrimin atje. Qëllimisht ma zvarritnin rrgjistrimin e kompanisë”, ka thënë Dikovski për mediumet bullgare.

Ai nuk e din prej nga është akuza për spiunazh. Vetëm se i kujtohet që pasi policia ia ka kërkuar dokumentet, kanë telefonuar në shërbimin e migracionit. Deri sa ka qenë i vetëm në dhomë, aty janë futur 25 civilë. Ata nuk janë prezantuar, por kanë filluar psiqikisht t’i maltretojnë të arrestuarit, ka thënë Dikovski për mediumet bullgare, transmeton Almakos.
“Interesoheshin për çdo veprim timin gjatë tërë jetës sime. Më morën në pyetje nga ora 13 deri në ora 23 e 59 minuta”, thotë Dikovski.
Sipas tij, gjatë marrjes në pyetje askush nuk e ka përmendur fjalën “spiunazh” por pyetjet kanë qenë në këtë kontekst. E kanë pyetur kush e ka stërvitur, kush e ka dërguar, a i ka udhëhequr protestat. Por ai thotë se në protesta nuk ka dalur as si “shikues”.

I pyetur nëse shkak për arrestimin mund të jetë një fotografi e tij me ish kryeministrin Zaev, ai është përgjigjur se me Zaevin kanë raporte të mira që ga viti 2012, kur ende nuk ka qenë në skenën politike.

Burimi: Varna24.bg

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zaharieva: Minoritet maqedonas nuk ka, por në Maqedoni ka bullgarë

Bllokimi i fillimit të bisedimeve të Maqedonisë me BE nga ana e…

Daniel Serwer: Ballkani i Hapur është iniciativë e vdekur, nuk i duhet rajonit

E vetmja rrethanë kur Kosova duhet ta marrë në konsideratë propozimin për…

Maqedoni e Veriut: 24 të vdekur dhe 323 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24…

“Putin po na detyron të gënjejmë”, sulmohet faqja e agjencisë ruse të lajmeve

Faqja e internetit të agjencisë ruse të lajmeve “TASS” është sulmuar kibernetikisht.…

Gjatë 24 orëve në Shkup janë sanksionuar 41 shoferë për ngasje të shpejtë

Gjatë 24 orëve në Shkup janë sanksionuar  41 shoferë për ngasje të…