Një aeroplan mallrash u rrëzua pranë qytetit të Kavalës në Greqinë veriore të shtunën vonë, ka thënë brigada e zjarrfikësve dhe televizioni shtetëror.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, televizioni shtetëror Ert raportoi se aeroplani ishte një Antonov An-12 në pronësi të një kompanie ukrainase, që po fluturonte nga Serbia në Jordani.

Piloti kishte kërkuar një ulje emergjente për shkak të një problemi me motorin, por sinjali i tij humbi.

Ndërkohë pamjet tregojnë aeroplanin në flakë duke zbritur me shpejtësi përpara se të godiste tokën në atë që dukej të ishte një shpërthim.

Brigada e zjarrfikësve nuk mundi të konfirmonte llojin e aeroplanit dhe numri i njerëzve në bord nuk ishte menjëherë i qartë.

Në një deklaratë ajo tha se kishte vendosur 15 zjarrfikës dhe shtatë makina për të shuar zjarrin që shpërtheu pas përplasjes – përfshirë të tjerë nga ekipet e shpëtimit.

Ndërkohë mediumi serb Blic.rs, shkruan se aeroplani është përfshirë nga flakët dhe ka pas një shpërthim, ndërsa thuhet se shkak për këtë ka qenë se aeroplani ka qenë i mbushur me eksploziv dhe municione.

Po sipas mediumit serb, i cili citon mediat greke, në aeroplanin Antonov 12 ndodheshin tetë persona, duke shtuar se për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme, ekipet e zjarrfikëses dhe shpëtimit nuk mund t’i afrohen vendit ku u rrëzua aeroplani ukrainas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Vdes nga koronavirusi ish-ministri francez, Patrick Devedjian

Ish-ministri francez, Patrick Devedjian, ka vdekur nga koronavirusi të dielën në mëngjes.…

Ekspertët e EULEX-it tregojnë se si e identifikuan lokacionin e saktë në Serbi ku u zbuluan mbetjet mortore

Para disa ditësh në Kizhevak të Serbisë janë gjetur mbetje mortore e…

Si ndodhën tensionet politike Kurti-Borrell në Bruksel? (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell,…

Dimitrov: Propozimi francez është debakël për diplomacinë e Maqedonisë së Veriut

Përfshirja e kërkesave bullgare në Kornizën e Negociatave e lë fatin tonë…

Dyshimi për helmim të ushtarëve, ushqimi që u konsumua nuk rezulton i dëmshëm

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se analizat fiziko –kimike dhe mikrobiologjike të…