Mediat bullgare kanë raportuar se Bregun e Diellit (Sonçev Breg) në Bullgari është vrarë një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Duke u bazuar në burime brenda policisë, mediat bullgare raportojnë se personi në fjalë është therur me një mjet të mprehtë.

Të enjten rreth orës 11:00, zyra rajonale e Nesebar ka marrë një mesazh se një trup i një mashkulli me lëndime të dukshme në kokë është gjetur në një zonë pyjore pranë një restoranti në Bregun e Diellit. Pas hetimit policor është konstatuar se trupi i pajetë është i një shtetasi të Maqedonisë, 49-vjeçar i cili më 24 janar ka hyrë në Bullgari përmes pikës kufitare Deve Bair-Gjushevë. Sipas policisë, dyshimet e para janë se autori i vrasjes është një 14-vjeçar nga Nesebar, për të cilin edhe është lëshuar fletarrestim, shkruan 24chasa.bg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Spasovski: Qeveria solli vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Qeveria i propozon Kuvendit shpalljen e menjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme, sepse…

BE-ja godet Rusinë me një paketë të katërt sanksionesh

Ministrat evropianë të financave kanë miratuar zyrtarisht një paketë të katërt sanksionesh…

Këtë muaj takim i ri mes Shkupit dhe Sofjes

Këtë muaj në Shkup pritet të mbahet takim dy-ditësh i Komisionit maqedono-bullgar…

Pastrimi i parave, Shqipëria në “listën gri”

Shqipëria u përfshi në listën e vendeve nën monitorim të shtuar, ose…

Rebelohet edhe Shaqir Fetai?!

Në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së, ndonëse u zgjodh kryesia…