Ish komandanti i UÇK-së, Arben Nitaj nga Deçani, godet Ali Ahmetin dhe BDI-në.

Ish komandanti i Kompanisë, Brigada 113-Ismet Jashari, gjithashtu edhe pjesmarrës në të gjithë luftat e UÇK-së, Arben Nitaj nga Deçani i Kosovës, sot përmes një postimi të tij në Facebook, ka reaguar në lidhje me publikimin e ‘bombave’ për funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, nga personi El-Cheka. Ai ka goditur kreun e kësaj partie, se këto përgjime kanë njollosur edhe luftën e UÇK-së dhe atyre ushtarëve, që sipas tij nuk kanë marrë asnjë cent nga lufta.
Për më tepër, lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:

“E kuptoj urrejtjen e shqipëtarëve në Iliridë (Maqedoni) kundër disa ish veteranëve të UÇK-së te cilet janë në udhëheqjen politike atje.
Bombat po e dëshmojnë se ata ishit me qellime, ishin të shitur por fatkeqësisht dëpertuan në mesin tonë.

Ju bëjë me dije, secilit nga ju,se nuk mund ta fusni UÇK-në në thesin e tyre , në thesin e Stërvinave.

Ne ushtarët e UÇK-së kemi kapur armët për atëdhe për lirinë e kombit tonë.
Ju betohem se nuk kam mar asnjë cent të vetme në luftën nga fillimi deri në fund dhe skam pranuar asnjë cent nga askush edhe pas luftës,nëse dikush pretendon të kundërten apo ka ndegjuar nga ndokush të deklarohet publikisht….

Andaj si unë ka me qindra.

Ju lutëm ju përgjërohëm mos na fusni në të njejtin thes me BDI-në dhe Ali Ahmetin.

Ata nuk ishin ku ishim ne dhe ne skemi asgjë të përbashkët me sojin e tyre.

Lufta ishte për liri e jo për para e parti.
Rroft UÇK-ja,me e shtrenjëta që kemi si komb.
Lavdi dëshmorëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…