“Të shprehet nëse e njeh apo jo rezultatin e zgjedhjeve”

Ndryshe nga lideri i demokratëve Lulzim Basha që foli për arritje të demokratëve në 25 Prill, ish-Presidenti Bujar Nishani, që mban njëherazi edhe postin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike e cilëson disfatë humbjen e opozitës në zgjedhje.

“Shqipëria humbi, Shqipëria nuk fitoi, për fatin e keq”.

Për këtë arsye thotë se nevojitet një analizë e thellë, duke e cilësuar të dështuar projektin politik të Lulzim Bashës.

“Fakti që ne nuk arritëm që të bindnim 1 milion shqiptarë të vinin në kutitë e votimit, që ta përmbysnin manipulimin e organizuar nga Edi Rama, tregoi që deri më tani nuk ka qenë një profil real, i vërtetë, por ka qenë një fasadë”.

Përgjegjësinë kryesore për humbjen ia faturon liderit të demokratëve, të cilit prej ditësh i kërkon të japë dorëheqjen.

“Refuzimi për ta bërë një gjë të tillë tregon që nuk e ka kulturën demokratike, nuk e ka modelin dhe civilizimin europian, përpiqet të imponojë modelin e Edi Ramës. Do të shkojmë drejt një katastrofe tjetër, sepse mund të kemi një opozitë formale, por nuk do të kemi një alternativë qeverisje. Dhe kjo është një fatkeqësi e madhe për të gjithë vendin, jo vetëm për demokratët”.

Nuk ka ambicie politike për t’u ulur në karrigen e Lulzim Bashës, por këtij të fundit i kujton që të lejojë hapjen e një procesi e gare të ndershme brenda selisë blu.

“Nuk jam unë që po ngre një kauzë, kam një ëndërr për një karrierë personale. Unë kam një ëndërr për PD. Ajo që është e pandryshueshme dhe që nuk do të ndryshojë asnjëherë, është që unë jam dhe do të mbetem një anëtar i PD. I vetmi mekanizëm për ta zgjidhur këtë krizë është reformimi dhe krijimi i një modeli krejt të ndryshëm i PD. I një modeli të një partie të hapur.

Me Lulzim Bashën bashkohen në një pikë, 25 Prillin e cilësojnë masakër elektorale, por ndryshe nga kryetari i partisë thotë se dështoi në parandalimin e një fenomeni të ripërsëritur nga Kryeministri Rama.

“Jam i bindur që ka qenë një masakër elektorale, por masakër që nuk ndodhi më 25 Prill, masakër që ka ndodhur shumë më përpara se 25 Prilli. Dhe ti ke qenë i pazoti për ta denoncuar këtë masakër, ke qenë i pazoti për ta stopuar këtë masakër”.

Lulzim Bashën e akuzon për qëndrime kaotike ditët e fundit, që sipas Nishanit reflektojnë pasiguri dhe mungesën e guximit tek një lider.

“Ka një qëndrim për të gënjyer anëtarësinë. Nëse ti flet për një masakër elektorale, ti nuk mund ta njohësh masakrën elektorale dhe nuk mund të bëhesh fasadë e masakrës elektorale”.

Betejën e opozitës e sheh brenda institucioneve, por Nishani i druhet një loje të kryedemokratit që i shërben Kryeministrit Rama.

“Në radhë të parë duhet të bëhesh i besueshëm, duhet të marrësh përgjegjësitë politike dhe duhet të krijosh ekipin që betejën institucionale mundet ta realizojë dhe mund ta përdorë këtë betejë institucionale në funksion të qëllimit kryesor, të qëllimit të rrëzimit të Edi Ramës”.

Bujar Nishani nuk është i vetmi zë brenda radhëve të demokratëve që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës. Mes emrave të shumtë është edhe ai i njërit prej themeluesve të PD-së, Arben Imami dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.

Tv Klan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…