Protokoll anti-Covid për sezonin veror

Nis dezinfektimi i plazheve për një sezon turistik të sigurtë. Në mbledhjen e task forcës për turizmin në Durrës, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se brenda Majit, përfundon vaksinimi i të gjithë punonjësve të strukturave akomoduese.

“Deri tani kemi kryer mbi 4 mijë vaksinime në të gjithë rrjetin e tur-operatorëve. Do të vijojmë vaksinimet ashtu sikurse e kemi nisur, me intensitet të shtuar, në mënyrë që të kemi një sezon turistik më të lehtësuar. Brenda muajit maj do të përfundojmë vaksinimin e punonjësve të strukturave akomoduese”.

Teksa garantoi turistët për një sezon Covid Free në Shqipëri, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se është hapur aplikimi për të gjithë operatorët që duan të posedojnë një stacion plazhi.

“Edhe përse po shkojmë mirë me vaksinimin, na duhet që së bashku ekspertët e dy institucioneve tona t’i paraqesin Komitetit të Ekspertëve një protokoll të caktuar edhe për vitin 2021. Që hapet sistemi i aplikimit për operatorët turistikë që duan të posedojnë një stacion plazhi. Parimet do të jenë të njëjta si në vitin 2020”.

Edhe sezoni turistik 2021 do të ketë një protokoll sa i takon masave anti-Covid. Po ashtu do të funksionojnë 28 qendra shëndetësore verore ku do të kryhet edhe testi i shpejtë anti-Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…