Midis nesh

Janë të shumta ngjarjet kulturore të cilat organizohen sa për sy e faqe ose sipas terkut: shkel e shko! Për ngjarjet e tilla njoftohemi krejt rastësisht, përkatësisht nëse ndonjërit nga pjesëmarrësve u kujtohet të vë ndonjë foto në profilet e tyre. Organizohen, zhvillohen dhe përfundojnë pa ndonjë zhurmë, përkatësisht pa ndonjë njoftim paraprak, ndonëse shumë prej këtyre ngjarjeve organizohen vit pas viti, pra mbajnë edhe epitetin tradicional.
Disa nga këto ngjarje janë shndërruar si biznes familjar. Pra funksionojnë pa organet e nevojshme, siç është, bie fjala, këshilli organizativ dhe natyrisht, pa llogaridhënie, sepse për to ndahen mjete nga ministria përkatëse (e kulturës), por edhe nga komuna. Natyrisht, në këto ngjarje kontribuojnë materialisht edhe shumë biznese.
Ne mund ta paramendojmë se pse këto ngjarje u bënë biznese familjare, në të cilat angazhohen familja me e ngushtë e bartësit kryesor të këtyre aktiviteteve kulturore të përvitshme.
Kur mungojnë konferencat për mediume (janë të shumtë ata që nuk kanë profil në FB), kur mungon materiale propaganduese (programi dhe broshurat tjera përcjellëse), atëherë si mund të themi se opinioni është i njoftuar!
Për të organizuar një konferencë shtypi duhet bërë pak harxhime (zakonisht ato planifikohen), siç duhet harxhuar mjaft lek edhe për materialin propagandues, që është më se i nevojshëm. Ndaj, organizatorët e këtyre ngjarjeve kanë zgjedhur të heshtin dhe të ndajnë sa më shumë lek për xhepat e tyre. Mbase ata nuk mund të jenë indiferent që të qëndrojnë nën molla pa e ngrënë ndonjë kokërr.
Për më “të mirët” (zakonisht organizohen konkurse letrare) ndahen mirënjohje, një copë letre e trashë, por që nuk ka asnjë vlerë. Në fund të gjithë ndahen të kënaqur, duke e uruar njëri tjetrin: “shihemi vitin tjetër”.
Është e çuditshme se akoma nuk ka dalë asnjë artist pjesëmarrës në këto ngjarje dhe të thotë ndonjë fjalë për defektet e këtyre organizimeve, të cilat përshkohen me shumë situata absurde. Ta tregojnë të vërtetën e ndarjes së çmimeve, të tregojnë për nënçmimin që u bëhet nga ana e organizatorit, të tregojnë të vërtetën e këtyre ngjarjeve, të cilat nisin si ngjarje kulturore e përfundojnë si nata e fundit e beqarisë, të tregojnë për premtimet e parealizuara e kështu me radhë.
/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Festivali nuk guxon të funksionojë pezull

Në fokus Ka përfunduar Festivali “Teatri Shqiptar Moisiu”, i cili që nga…

Tallavaja e Kiçit dhe Shundit

Remzi Salihu për kritikën letrare (Enkas për Hejzan)Që nga fillimet e ardhjes…

Të rinjtë dhe kultura

Midis nesh Nëse të rinjtë tanë i pyet sot se çka është…

Maratonë

Nga Avni Halimi / toka jonë një pëllëmbë sa fytyra jonëe vogël…

Artistët e harruar, pse!?

Midis nesh Qasja e mbrapsht, secili për vete, përfshi edhe ata që…