Ngjarjet e fundit në Maqedoni, sidomos në sistemin e drejtësisë kanë marrë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare. Kështu deklaroi ambasadori francez në Maqedoni Siril Bomgartner në një intervistë për REL. Ai tha se duhen vëzhguar me kujdes çdo rast sepse siç shtoi e gjithë kjo ngre dyshime, dhe në realitet BE ka nevoje sinjale të qarta, tha ai.

Ajo që është e vërtetë është se gjatë muajve të fundit ka pasur disa ngjarje që kanë shkaktuar vëmendje dhe kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh dhe e gjithë kjo është objekt i monitorimit nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga BE-ja për arsye që janë plotësisht legjitime.
Ajo që dua të them është se çdo situatë duhet parë veçmas, sepse nuk mendoj se të gjitha aferat që keni parasysh mund të jenë pjesë e korrupsionit. Besoj se ka tema që lidhen më ngushtë me çështjen e qeverisjes së mirë, çështje të tjera që kanë të bëjnë me ndarjen e pushteteve dhe duhen vëzhguar me kujdes çdo rast pas rasti dhe ajo që mund të krijojë problem është se e gjithë kjo ngre dyshime, dhe në realitet ne kemi nevoje sinjale të qarta, tha Siril Bomgartner , ambasadori francez në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Presidenti i KE-së: Putini është humbësi i luftës

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, vlerëson se presidenti rus, Vladimir Putin,…

Amerika regjistroi më shumë se 600 të shtëna masive për të tretin vit me radhë

Për të tretin vit radhazi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar…

Dy të vdekur pas të shtënave në jug të Londrës

Dy burra kanë vdekur pas të shtënave me armë në jug të…

ASH-ja kërkon të merren masa urgjente në burgje

Departamenti Juridik pranë Aleancës për Shqiptarët, sot nëpërmjet një videokonference ka reaguar…

Pandemia e koronavirusit do ta ndryshojë përgjithmonë rendin botëror. Analiza e Henri Kisingerit

HENRY A. KISINGER / Atmosfera surreale e pandemisë së Covid-19 më sjell…