Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorit Special, ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj ndaj Dragan Milloviq, Illija Elezoviq dhe Zoran Kostiq, nën dyshimet për krime lufte në zonën e Vushtrrisë gajtë viti 1999.

Kjo u bë e ditur nga avokati Ljubomir Pantoviq, i cili mbron të dyshuarin Zoran Kostic.

“Po iu është caktuar masa e paraburgimit ndaj të tre të dyshuarve”, i tha mediave avokati Pantoviq.

Sipas PSRK-së, të tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

Veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët  të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kurdoherë e rëndësishme për vendimin e tanishëm ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

Sipas dosjes, i dyshuari Zoran Kostiq ka qenë komandant i këtij grupi paramilitar dhe i njëjti ka udhëhequr çdo veprim të tyre.

Një ndër këto veprime, sipas dosjes ishte edhe masakra në familjen Ujkani të cilën sipas dosjes e kishte udhëhequr i dyshuari Kostiq.

Dosja thotë se pas ekzekutimit të viktimave të kësaj masakre ishin djegur shtëpitë dhe trupat e viktimave nëpër shtëpitë e tyre në fshatin Reznik./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Këshilltari i ministrit ukrainas publikon pamjet, thotë se tregojnë nisjen e raketave për në Ukrainë nga Bjellorusia

Raketat Iskander u lëshuan nga Bjellorusia në Ukrainë rreth orës 17:00, ka…

Von der Leyen nesër viziton Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur një turne…

Barbadosi bëhet republikë, ndërpret lidhjet perandorake me Britaninë

Mbretëresha Elizabeth do të ketë “një mbretëri” më pak pas kësaj jave,…

Kurti për Asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në raportimin e tij në kuvend për…

Të shtëna me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë – flet policia

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se…