Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur një muaj paraburgim ndaj 13 të pandehurve që janë të përfshirë në rastin e njohur si “TOTO”.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, posaçërisht nga procesverbalet të kontrollit mbi sekuestrim të përkohshëm të sendeve, telefona dhe pajisje elektronike, makinë për numërim të parave, para të gatshme euro, franga zvicerane, narkotikë, armë, foto, dokumentacione dhe procesverbalet e marrjes në pyetje pranë policisë, nga të gjitha këto prova dhe të tjera, rrjedh dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në njoftim.

Më poshtë i keni inicialet e të dyshuarve dhe veprat penale për të cilat akuzohen:
1. S.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm, fajdeja;
2. P.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;
3. S.G., Fajdeja, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge;
4. L.B., Fajdeja, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, sulmi, detyrim si dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve;
5. I.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;
6. V.T., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;
7. B.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve;
8. D.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;
9. A.G:, Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;
10. A.D., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;
11. H.Xh., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;
12. A.S., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm;
13. E.G., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Fotografi amerikan, Ron Haviv që dokumentoi krimet e Serbisë në Ballkan viziton Kosovën

Fotografi amerikan, Ron Haviv i cili ka dokumentuar krimet e Serbisë në…

Kriza ekonomike në Turqi, jep dorëhiqjen ministri i Financave

Ministri i Financave të Turqisë, Lutfi Elvan dha dorëheqjen një natë më…

Prifti grek me lëvdata për kthimin e Ajasofjas përsëri në xhami (Video)

Duke folur pas ritit që u mbajt në kishën “Analipseos” në Rafina,…

Fazliu: Ligji anti-mafia ndihmon sistemin e drejtësisë në konfiskim të pasurisë

Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu e ka mirëpritur…

Publikohet projekti i Portit të Durrësit, Rama: Një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar projektin e Portit të Durrësit.…