Disa nga furrat e bukës në Maqedoni të Veriut kanë bërë të ditur se nga nesër, 1 dhjetor, qytetarët do të mund të blejnë bukë për 32 denarë.

Në periudhën në vijim do të ketë korrigjim të çmimeve të produkteve të tjera të bukës, me gjasë rreth 10 për qind.

Ulje mbi 10 për qind janë të mundshme edhe për produktet e mishit nëse Qeveria merr një vendim që do të heqë tarifat për lëndët e para të importuara, siç kërkojnë kompanitë e këtij sektori.

Këto janë qëndrimet e industrisë së ushqimit të cilët nga nesër, përmes EMV-së duhet të marrin energji elektrike të subvencionuar, me çmim prej 80 euro për megavat në orë, shkruan AlsatM

Kompanitë e përshëndesin masën si një fillim për të adresuar plotësisht problemin në industrinë e tyre. Ata gjithashtu besojnë se do të ketë efekt çmimi i rregulluar i energjisë elektrike, i kombinuar me masën për marzhe në shitje me pakicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

S’ka marrëveshje në takimin Kurti-Vuçiç

Borrell: S’ka alternativë veç dialogut, palët do takohen sërish Ka përfunduar pa…

Këshilltari i presidentit ukrainas thotë se mobilizimi rus në Ukrainë, “hap i parashikueshëm”

Zyrtarët ukrainas thonë se mobilizimi rus në Ukrainë ishte një hap i…

Rusia i ankohet Turqisë se Ukraina po i përdor dronët turq

Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase po i përdor…

Ja kur do të fillon fushata e zgjedhjeve presidenciale

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të konfirmohen…

Kryediplomati grek, Nikos Dendias të hënën në Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë…