Për të lehtësuar rrëmujën në Shërbimin Administrativ të Ministrisë së Brendshme, por edhe për të mos lejuar grumbullimin e madh të njerëzve, letërnjoftimet dhe patentave të shoferëve, nuk do të merren më në sportelet e MPB-së por policët do t’i shpërndajnë ato nëpër shtëpitë e qytetarëve. Kjo nuk vlen për pasaportat për të cilat sërisht duhet të aplikohet e të merren në sportele.

“Të hënën do të ndryshojmë rregulloren e Ministrisë së Brendshme për të lejuar që letërnjoftimet dhe lejet e shoferit të dorëzohen nga oficerët e policisë në adresat e shtëpisë së qytetarëve . Për dokumentet e udhëtimit nuk ka mundësi teknike të dorëzohet në adresën e shtëpive pasi për to, duhet të merren përsëri gjurmët e gishtërinjve. Megjithatë, janë dhënë udhëzime specifike për dezinfektimin e pajisjeve ku qytetarët lënë gjurmët e gishtërinjve pas çdo përdorimi, dhe personeli duhet tu përmbahet rregulla specifike për ruajtjen e distancës adekuate kur kryen procedurat teknike dhe fotografon qytetarët që paraqesin aplikime për lëshimin e dokumenteve”, u shpreh ministri i punëve të brendëshme Naqe Çulev.

Si preventiv për të mos përhapur më shumë “Covid-19” nuk përjashtohet mundësia që të ndryshohet ora dhe metodologjia e deritanishme të punës për dhënis së dokumentve personale nga MPB, thotë Çulev.

“Të hënën do të ndryshojmë rregullorën e punës së MPB-së ku do të lihet hapësirë në situata kur ajo është e patjetërsueshme letërnjoftimet e gatshme dhe patentat e shoferit tu dërgohen dërgohen në adresat e qytetarëve në shtëpi, ndërsa nuk egziston mundësi teknike e njëjta gjë të bëhet edhe për pasaportët pasi që për marrjen e pasaporteve nevojitet gjurëm e gishtërve”, theksoi Çulev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…