Të dielën e 29 janarit, në Beograd, në ambientet e Bajrakli Xhamisë, u mbajt Kuvendi i rregullt i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, në të cilin merrnin pjesë edhe 10 deputetë nga Meshihati i Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës, në krye me  z/Reisin Nexhmedin ef. Saqipi.

Punimet e Kuvendit të këtij institucioni të lartë të Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi i udhëhoqi kryetari, Muhamed Jusufspahiq, ambasador në Arabinë Saudite, i cili për rend të ditës propozoi gjashtë pika, për të cilat diskutuan deputetët e Meshiatit të Beogradit dhe Meshihatit të BIPBM-së.

Delegatët e Kuvendit të Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, njëzëri që z/Reisi Nexhmedin ef. Saqipi, të zgjidhet Reisul-l- Ulema i Rijasetit të Bashkësisë Islame n ë Serbi (sipas Kushtetutës se Rijasetit te BI) deri në zgjedhjet e reja të këtij institucioni të lartë në nivel të Republikës së Serbisë, si dhe u zgjodhën dy komisioni në kuadër të këtij kuvendi. Gjithashtu, Reisit Saqipi iu dhanë autorizime dhe kompetenca në organizimin e Haxhit dhe të Umres në nivel të Rijasetit.

Bëhet e ditur, nga burime të konfirmuara mirë, se Reisi Nexhmedin ef. Saqipi, është i pari shqiptar, që ka arritur të zgjidhet në krye të këtij institucioni më të lartë fetar në Serbi, i cili përfaqëson një komunitet të besimit islam prej 500 mijë myslimanëve, njofton Jetapress.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Von der Leyen: Serbia të vendosë se në anën e kujt është

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Serbia…

Anëtarësimet në BE me rregulla të reja, qëllim i vjetër

Komisioni i BE-se dëshiron ta ketë mirë me të gjithë: Edhe të…

Sot mbahet seanca e radhës për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se seanca ndaj ish-krerëve të Ushtrisë…

Ushtaraku i Bondsteel thotë se s’ka asnjë indikacion se Amerika tërhiqet nga Kosova

Forcat e NATO-s të udhëhequra nga SHBA, të cilat ruajnë paqen për…

Zelensky: Nuk do të heqë dorë nga territori në lindje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina nuk është e gatshme të…