Nesër do të merret vendimi për ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina që u arrestua javën e kaluar nga autoritetet maqedonase në pikën kufitare Bllacë.

Ai u arrestua për shkak të një urdhër arresti nga Serbia me akuzën kryerjen e krimeve të luftës.

Shteti i Serbisë pas arrestimit ka dërguar kërkesë tek autoritetet maqedonase që ta ekstradojnë Morinën.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani tha se nuk ka shansa teorike që Morina të ekstradohet në Serbi.

Ai shtoi se pret që Ministria e Drejtësisë të vendos të hënën që mos ta ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së.

Kundër ekstradimit ishte dal edhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Nesër materiali i dërguar nga Serbia dorëzohet në Gjykatën Penale të Shkupit, ku në bazë të dokumentacionit do të vendoset se nëse do të ekstradohet apo jo ish-ushtari i UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Turqia me ambasador të ri në Shkup

Turqia ka emëruar ambasadorët e rinj në disa vende, përfshirë edhe atë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 99% e vendvotimeve, kryeson Vetëvendosje!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99 përqind të fletëvotimeve…

Sela: 12 prilli është dita kur do të largohen aktorët politik që kanë privatizuar partitë (Video)

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot pas mbajtjes së takimit…

Pacienti i infektuar me virus iku nga spitali, pas pak gjendet i vdekur

Një pacient i infektuar me Kovid 19 ka ikur mbreme nga spitali…

“Raporti i Mueller, më i ashpër ndaj Trumpit”

Disa nga pjesëmarrësit e hetimit gati dyvjeçar, të fushatës presidenciale të Donald…