Kryeministri Zoran Zaev nesër pasdite në Kuvend do ta dorëzojë propozimin për rikonstruimin e Qeverisë dhe me atë rast do t’i kumtojë hollësitë rreth emrave dhe resorëve. Propozimi duhet të miratohet në mbledhje të Kuvendit javën e ardhshme.

Zaev paralajmëroi ndërrimin e 8 ministrave dhe mbi 20 drejtorëve. Nga LSDM nuk bëjnë të ditur emrat e ministrave të rinj, pasi që në këtë parti pritet të ndërrohen tre ministra: ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Transportit Goran Sugarevski dhe ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski. Në lojë është edhe ndërrimi i ministrit të Administratës dhe Shoqërisë informatike, Damjan Mançevski, informon INA.

Në BDI ministër i ri në dikasterin e ekologjisë do të vjen Naser Nuredini nga Tetova, ndërsa Sadulla Duraku do të transferohet në Ministrinë e sapoformuar për Sistem Politik. Nga BDI do të ngelen ministrat e njejtë. Alternativa e Afrim Gashit ka propozuar për ministër të Kulturës, Hisni Ismailin. Ndërsa RDK pritet të ngelet pa ministrinë e Pushtetit Lokal, që udhëhiqet nga Suhejl Fazliu, e cila do ti takojë Partisë Liberal Demokrate. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…