(Pjesë nga fjalimi i fundit i Indro Montanelli, një nga gazetarët më të shquar italian, mbajtur para studentëve të tij)

Publiku është një kafshë e çuditshme, që duket se kupton pak, por mos harroni; nëse luani me besimin e tij, jeni të humbur. Ky besim duhet fituar seriozisht dhe me mundim të madh, dita ditës. Kjo nuk na mbron nga gabimet, por na detyron të denoncojmë vetveten, kur e shikojmë gabimin, si dhe t’i kërkojmë ndjesë lexuesit. Nëse doni të ushtroni këtë zanat, kujtohuni mirë. Është një zanat që kërkon shumë përulësi, dhe protagonizmi është në kundërshtim me këtë ligj themelor.
Sot unë i shoh drejtorët e rinj. Ata janë shumë të mirë, të kuptohemi, janë midis moshës 40 e 50 vjeç, ndoshta mund të ishin bijtë e mi. Por ata nuk qëndrojnë në zyrë, unë i imagjinoj ata, qëndrojnë në zyrën e marketingut, sepse gjëja themelore e një medie është audienca. Audienca bën publicitet, sepse një gazetë nuk duhet vetëm të jetojë, por duhet edhe të bëjë para, por mbi të gjitha nëse dëshiron të jetë e pavarur.
Nëse një gazetë i kërkon para dikujt, është në mënyrë të pashmangshme shërbëtor i punëve të tij.
Ne do të kemi një gazetari gjithmonë të keqe, sepse është me tepër në kërkim të audiencës, gjithmonë në kërkim për më shumë publicitet dhe për këtë arsye gjithnjë e më shumë është e gatshme për të kënaqur shijet e këqija të publikut, sesa t’i rregullojë.
Të kuptohemi, publiku është gjithmonë Bosi ynë, ne nuk mund të përplasemi me të kokë më kokë, por duhet ta edukojmë, pa e treguar këtë, sepse nuk ka asgjë të keqe nga qëndrimet prej të mençuri. Ne gjithmonë jem paguar pak, kjo punë nuk është për para. Në të vërtetë në qoftë se hasni një gazetar të pasur, mos i besoni.
Gazetaria nuk mund të çojë në pasuri, në prosperitet, në mirëqenie. Unë nuk jam ankuar, kam aq sa për të jetuar mirë. Por në fakt, një gazetar i pasur është një gazetar që qelbet, sepse i ka shërbyer profesioni, e ka përdorur atë në mënyrë që të arrihen objektiva të tjera. Një gazetar që i nënshtrohet zanatit – duke i kërkuar ndjesë prokurorit – do ta pushkatoja.
A doni ta bëni këtë punë, mos harroni të zgjidhni padronin tuaj, lexuesin. Le të viheni në shërbim të tij dhe të flisni gjuhën e tij, e jo atë akademike. Nëse dëshironi ta bëni këtë zanat, ky është angazhimi që ju duhet të përmbushni. Për ta bërë kështu, nuk ka vuajtje që mund t’ju shkurajojë dhe kjo punë është shumë e bukur. Nuk të çon asgjëkund, por është e bukur. Gazetaria bëhet për gazetari dhe për asnjë gjë tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Letërsia e diasporës!

Midis nesh Bota akademike e refuzon kategorikisht një emërtim të tillë dashakeq,…

“27 Prilli”, Sela apel ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së

Shkruan: Ziadin Sela / “Përgjegjësia për sulmin e 27 prillit 2017 ndaj…

ÇFARË FESTIVALESH NA DUHEN!

Midis nesh Shqiptarët kanë shumë festivale! Nëntëdhjetë e nëntë për qind prej…

Kush është reisi? Si nenet kushtetuese përkthehen në “projekte” të Shaqir Fetait

Shaqir Fetai e zgjedh Kërçovën për t’u tallur me xhematin e sinqertë,…

Shaqir Fetai apelon: “Hajde t’lujna teze” për Ramazan

E vetmja temë që është provokative dhe që duhet të trajtohet fuqishëm,…