Në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare është lokalizuar një person, i cili pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtarë në NATO ka dhënë pëlqimin që në rastin e shtetasit ukrainas, Oleksandr Onishchenko, nuk ka rrezik sigurie. Kështu ka deklaruar sot drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, pas dëgjimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Punës së ASK-së në Kuvend.

“Mbetet të përcaktohet nëse ka qenë lëshim, qëllim apo interes fitimprurës. Asnjë nga këto nuk është përjashtuar. Ne duam, dhe interesi im i parë dhe kryesor është ta zbuloj këtë. Do ta zbulojmë, nuk do të ndalemi”, deklaroi Dimovski.

Dimovski sqaroi se do të hetohet vepra e personit brenda agjencisë dhe më pas do të vendoset se çfarë përgjegjësie do të marrë, disiplinore, penale apo lloj tjetër. Dimovski nuk ka treguar se për cilin person bëhet fjalë, por ka theksuar se bëhet fjalë për operativ me përvojë në Agjenci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Reagon Izraeli pas deklaratave të Lavrov për origjinën hebreje të Hitlerit

Ministria e Jashtme izraelite ka thirrur ambasadorin rus në Izrael në shenjë…

Osmani takohet me ambasadorin japonez, kërkohet mbështetja e Kosovës për kapërcimin e pandemisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë,…

Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë rezufojnë të komentojnë situatën politike në Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Siril Bomgartner dhe ambasadorja e…

Bomgartner: Në qershor do të organizohet konferencë e posaçme mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit

Ambasadori i Francës në vend, Siril Bomgartner në ClickPlus në TV21 tha…

Vërshimet në Skenderaj, Nura: Nuk ka të vdekur

Gjendja më e rëndë si pasojë e reshjeve gjatë së enjtes u…