Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshje për koordinimin e politikës së jashtme. Marrëveshja e cila u nënshkrua nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe atij të Rusisë, Sergey Lavrov, ka nxitur reagime të shumta.

Së fundmi lidhur me këtë marrëveshje ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Mehaj përmes një postimi në Twitter ka shkruar se është koha për të sanksionuar Serbinë.

“Kandidati kryesor për t’u anëtarësuar në BE” Serbia sapo nënshkroi një marrëveshje për të koordinuar politikën e saj të jashtme me MPJ-në e Rusisë. Për lajme që kërcënojnë sigurinë në rajon dhe më gjerë! Koha për të sanksionuar Serbinë!”, ka shkruar Mehaj.

Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila e ka quajtur skandal të rëndë, duke thënë se ky është një sinjal se Bashkimi Evropian duhet të ngrijë bisedimet me Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin për bashkëpunimin e ardhshëm me agresorin Rusinë”, ka shkruar Cramon në një postim në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Prodhimi i kriptovalutave, Stavileci paralajmeron aksione të tjera

Në orën 05:00 të mëngjesit të së shtunës, Dogana e Kosovës, bashkë…

Situata nga Covid në Kosovë/ Asnjë viktimë në 24 orë

Njëzet e tetë raste me koronavirus u konfirmuan të premten në Kosovë.…

Digjet makina e Shilegovit, dëmtohen edhe tre vetura tjera

Është djegur vetura Audi e ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov. Para se…

Sulmohet me gurë autobusi me kosovarë në Mal të Zi

Sulohet me gurë dhe sende të forta autobusi me turistë shqiptarë në…

Vritet gazetarja e REL-it në Kiev

Gazetarja dhe producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, është vrarë…