Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris kritikoi ashpër politikën e jashtme të Kinës gjatë një fjalimi në Tokio, duke thënë se veprimet agresive të Pekinit kërcënojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në respektimin e ligjit dhe rregullave. Nënpresidentja amerikane do të vizitojë të enjten zonën e çmilitarizuar mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut, duke u bërë zyrtarja më e lartë amerikane që viziton këtë zonë në tre vjet.

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris kritikoi veprimet agresive të Kinës gjatë një fjalimi në luftanijen amerikane USS Howard, të ankoruar në Yokosuka të Japonisë, baza më e madhe detare e forcave amerikane në botë.

“Kina po minon elementet kyçe të rendit ndërkombëtar të bazuar në ligje e rregulla. Kina ka sfiduar lirinë e lëvizjes në dete dhe oqeane. Kina ka përdorur fuqinë e saj ushtarake dhe ekonomike për të frikësuar fqinjët e saj. Kemi parë veprime shqetësuese në Detin e Kinës Lindore dhe atë të Kinës Jugore, dhe së fundmi provokimet në Ngushticën e Tajvanit.”

Nënpresidentja Harris, e cila mori pjesë në funeralin e ish kryeministrit Shinzo Abe në Japoni, tha se “Shtetet e Bashkuara besojnë se paqja dhe stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit janë thelbësore për një rajon Indo-Paqësor të lirë dhe paqësor”. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë “të fluturojnë, lundrojnë dhe operojnë pa frikë në çdo zonë që e lejon ligji ndërkombëtar”.

Zonja Harris do të takohet të ejten në Seul me Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol dhe do të vizitojë trupat amerikane në zonën e çmilitarizuar në kufirin mes dy Koreve. Presidenti i Koresë së Jugut, i cili mori detyrën në maj të këtij viti, ka bërë thirrje për një zgjerim të aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe mbështet një rritje të shfaqjes së fuqisë ushtarake të forcave amerikane dhe atyre koreanojugore në rajon.

Analisti Chris Johnstone nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se Nënpresidentja amerikane ka një mision të qartë gjatë këtij udhëtimi.

“Mendoj se një nga qëllimet e saj kryesore është inkurajimi i kryeministrit japonez Kishida dhe Presidentit koreano-jugor Yoon që të bëjnë përparim në marrëdhëniet mes tre vendeve, sepse solidariteti mes Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë në çështjet kryesore në rajon dërgon një mesazh të fortë”, thotë ai.

Analistët thonë se Koreja e Veriut nuk e pëlqen afërsinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

“Koreja e Veriut ka shprehu pakënaqësinë në një mënyrë që vetëm ata mund ta bëjnë. Ata kryen një tjetër provë me raketa balistike fundjavën e kaluar dhe në javët e ardhshme pritet të kryejnë një tjetër provë bërthamore”, thotë analisti Chris Johnstone.

Koreja e Veriut ka kryer një numër rekord provash me raketa këtë vit, përfshirë me një raketë me rreze të gjatë veprimi të kryer të dielën, një ditë para fillimit të udhëtimit të Nënpresidentes Harris në rajon./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

​Kurti: Nuk duhet t’i harrojmë krimet e Serbisë, por të kërkojmë të vendoset drejtësia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se krimet e Serbisë në Kosovë…

Fejzi Aziri i revoltuar: Për paraburgimin tim ka vendosur “Luis Vuiton” valixhja

I revoltuar se pse prokurorja Fatime Fetai po kërkon prabaurgim për të…

Vritet avokati i njohur holandez në stilin mafioz

Vrasja me stil mafioz e një avokati të njohur në Amsterdam ka…

Pavarësisht që Moskës nuk i bëjnë përshtypje ushtarët e vrarë rusë, Ukraina po i grumbullon dhe ruan nëpër trenat frigoriferë

Se Vladimir Putini dhe Moska zyrtare nuk dëshiron të di asgjë për…

Zelensky: Shënjestra kryesore e Rusisë jam unë dhe familja ime, Kievi i rrethuar

Vijojnë luftimet në rrethinat e Kievit në ditën e dytë të sulmit…