Sirenat dhe zhurma e armëve mund të dëgjoheshin jashtë Kievit mbrëmë, por vetë kryeqyteti ukrainas nuk u granatua nga forcat ruse, tha nënkryetari i bashkisë
Nënkryetari i Kievit, Mykola Povoroznyk, ka thënë se jashtë Kievit janë dëgjuar granatime gjatë natës së mbrëmshme.
“Nata kaloi relativisht e qetë, nën tingujt e sirenave dhe tingujt e armëve nga betejat jashtë qytetit, por nuk pati asnjë granatim në vetë qytetin”.
Kjo vjen pasi ushtria ruse tha se do të shkurtonte “në mënyrë drastike” operacionet pranë Kievit gjatë bisedimeve të paqes në Stamboll, dje, shkruan Skynews.