Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar edhe njëherë ndaj, siç thonë, shkeljes së Ligjit për Shtetësi nga institucionet shtetërore duke krijuar pengesa të panevojshme për dhënien e shtetësisë, shkruan gazeta LAJM.

“Kisha rastin të lexoj për familjen Dalipi nga Kumanova, i cili është nga Maqedonia e Veriut dhe bashkëshorten e ka nga Kosova që është nënë e dy fëmijëve dhe nuk i jepet nënshtetësi me arsyetimin se qenka e rrezikshme për shtetin. Nuk e di ku ka një shtet ku nëna e dy fëmijëve mund jetë e rrezikshme për shtetin ku ajo jeton. Prandaj unë edhe një herë apeloj që shteti duhet t’i respektojë këto gjëra, dhe këtu i drejtohem Agjencisë për Siguri Nacionale që mos të bëjë kategorizime të tilla të panevojshme që e rëndon punën e marrjes së nënshtetësisë të njerëzve që këtu jetojnë gjatë”, tha Tateshi.

Një ditë më parë u raportua se Islam Dalipi nga Kumanova dhe dy fëmijët e tij posedojnë nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut, por bashkëshortja e tij, tash 10 vite nuk mund të sigurojë shtetësinë, përkundër miratimit të ligjit që parasheh lehtësimin e procedurave. Atë institucionet e konsiderojnë si të rrezikshme për shtetin.

Situata të ngjashme si ajo e familjes Dalipi nga Kumanova flitet të kenë edhe 8 mijë persona të tjerë. Këtë situatë e alarmoi edhe kreu i ASH-së Ziadin Sela, partia e të cilit inicioi ndryshimet në ligjin e shtetësisë. Sela tha se pengesat po bëhen nga ana e MPB-së.

“Informacionet e mia sot flasin që janë 8 000 shtetësi të bllokuara përsëri nga momenti që ne e kemi sjellë Ligjin për shtetësi dhe që presin zyrave të MPB-së dhe po bllokohen që ti marrin shtetësitë. ASH nuk e le me kaq. Ne do të angazhojmë avokat e do ti dalim në ndihmë qytetarëve”, ishte shprehur Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët./LajmTv

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kërcënimi ndaj Dick Martyt sjell në Kosovë dhe Serbi sekretaren e shtetit zviceran

Shteti zviceran është aktivizuar në nivel diplomatik, mbi çështjen e kërcënimeve nga…

Pentagoni: Kemi evakuuar 122 mijë njerëz nga Kabuli

Pentagoni njoftoi se numri i të evakuuarve nga Kabuli arrin në rreth…

Sveçla dhe Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme flasin për luftën kundër krimit të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla sot ka takuar Komisioneren Evropiane…

Me 57 vota “për” dhe 32 vota “kundër”, Kuvendi miratoi Ligjin për shtetësi

Me 57 vota “për” dhe 32 vota “kundër” Kuvendi i Republikës së…

Kurti, letër falënderimi kryeministrit të Kroacisë: Kosova do të mbajë zemrën dhe derën hapur për miqtë si ju

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër falënderimi…