Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë ditën e djeshme, 26 tetor, ku një 41-vjeçar është gjetur i pajetë nga nëna e tij në apartament, ndërsa krahas tij është gjetur në gjendje të fikti babai i moshuar.

Sipas hetimeve të deritanishme i dyshuar kryesor për vdekjen e 41-vcjeçarit është babai i tij, pasi sipas p[policisë viktima ka plagë në kokë, të cilat mendohet se i ka marrë nga goditja me sende të forta, raporton abcnews.al.

I dyshimtë është fakti se babai i viktimës është gjetur pranë tij në gjendje të fikti. Aktualisht i moshuari ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, shkruan protothema,gr.

Ndërsa fqinjët e viktimës thonë se 41-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se zihej shpesh me babanë e tij, pasi ky i fundit nuk pranonte t’i jepte para për të blerë drogë./abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Reuters: SHBA-ja, bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për strehimin e afganëve

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me…

Kontrolle në kazinot e Gjevgjelisë, konstatohen shumë parregullësi

Më datën 17.04.2022, nëpunës policor të Departamentit të Policisë Kriminalistike në bashkëpunim…

Kryeministri spanjoll dhe kryeministrja daneze mbërrijnë në Kiev

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen janë liderët e…

Luftimet në Ukrainë vijojnë të godasin objektivat civilë

Moska zvogëlon ambiciet e saj Në më shumë se një muaj luftë…

Kurti përfundon vizitën në SHBA, jep detaje të takimeve

Kryeministri Albin Kurti njofton se ka përfunduar vizitën në Shtetet e Bashkuara…