Është shkatërruar laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi.

Lajmi e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se në aksionin e policisë, janë arrestuar edhe gjashtë persona.

Po ashtu janë sekuestruar 50 kilogramë marihuanë.

“Nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50 kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar”, tha Sveçla.

Ministri theksoi se angazhimi në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zjarr në fabrikën e kimikateve në Stamboll

Një shpërthim i shkaktuar nga një zjarr në një fabrikë kimikatesh në…

Qeveria e RMV konferencat për shtyp do t’i mbajë pa gazetarë

Qeveria prej sot do të mbajë konferenca për shtyp pa praninë e…

Sulejman Mehazi: Ata që skandalizuan librin shqip, janë brenda institucioneve

“Ata qe kane marre pjese jo vetem ne librin e Gjeografise, po…

Bie shi dhe breshër në disa qytete në Kosovë

Pas temperaturave të larta që janë duke mbizotëruar në vendin tonë, sot…

Kush është kundërshtari i ardhshëm i Bad News Eagles?

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka shkruar dje historinë, duke arritur të…