Në Jarun të Zagrebit mbrëmë diku pas orës 23:00, është rrëzuar një fluturake pa pilot prodhim i kohës së Bashkimit Sovjetik.

Pas rrëzimit të dronit u krijua një gropë e madhe në kryeqytetin kroat. E siç është bërë e ditur sot, bëhet fjalë për një dron prodhim rus, që në Zagreb arriti përmes hapësirës ajrore të Hungarisë.

Ndërkohë është shfaqur një teori për një gabim teknik të mundshëm gjatë udhëtimit të kësaj fluturake. Në rajonin Zhytomirsk të Ukrainës – pra mes Kievit dhe Lyviv, ekziston një vend që quhet Yarun.

Thuhet se fluturakja është programuar gabimisht dhe se është koduar gabimisht emri – kështu në vend se fluturakja të shkojë në Yarun të Ukrainës, ka përfunduar në Jarunin e Zagrebit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Luftë me policinë në SHBA/ Dy oficerë të vrarë, një i plagosur, sulmuesi reziston nga shtëpia

Dy oficerë policie janë vrarë dhe një tjetër është plagosur deri tani…

Kontesti Shkup-Sofje, javën e ardhshme vazhdojnë bisedimet

Bisedimet mbi çështjet e hapura politike me Bullgarinë vazhdojnë javën e ardhshme…

Serbia nuk do ta ekstradojë kriminelin e luftës në Bosnje, Vuçiq: Ai është mjek i respektuar

Serbia nuk do të ekstradojë në Bosnje të paditurin për krime lufte…

Vrasja e dyfishtë në Pejë, sot mbahet seanca dëgjimore për të arrestuarin

Në Gjykatën Themelore në Pejë sot do të mbahet seanca dëgjimore ndaj…

Refuzohet kërkesa e protestuesve, nuk do të shkarkohet prokurorja Fatime Fetai!

Burime nga Prokuroria Publike kanë thënë për gazetën Lajm se prokurorja Fatime…