Raportet mujore të Sistemit shtetëror për monitorim automatik të cilësisë së ajrit në Tetovë, tregojnë se në vitin 2021 ka pasur 132 ditë me ajër të ndotur, gjegjësisht ditë në të cilat është tejkaluar kufiri i grimcave të dëmshme PM10, pra më shumë se 50 metër kub.

Në një vit kalendarik, sipas standardeve botërore shëndetësore nuk duhet të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur.

Më së shumti (ose 28 ditë) ka pasur në muajin dhjetor 2021, nëntor (22 ditë), janar (18 ditë). Vetëm në muajin shtator nuk ka pasur asnjë ditë të ndotur.

“Ajri më i ndotur është në muajt kur ka më shumë ndikim nga ngrohja me dru. Është e tepërt që pesë muaj të kemi ajër të ndotur. Janë zbuluar arsyet dhe pasojat, prandaj duhet të ketë zgjidhje radikale, masat e tanishme nuk janë të mjaftueshme”, tha mjeku Ratko Davidovski, specialist i higjienës dhe ekologjisë shëndetësore pranë Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë.

Ai shtoi se ballafaqimi afatgjatë me ajrin e ndotur sjell pasoja të rënda në shëndet.

Tetovarët prej kohësh janë ballafaquar me ajrin e ndotur, ndërsa gjendja më e rëndë ka qenë në vitin 2015, kur brenda 365 ditëve të vitit, 350 kanë qenë me ajër të ndotur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…