Kamerat e Shërbimit Meteorologjik Slloven kanë regjistruar se një sasi të madhe bore ka rënë në majën e malit Kredaricë, në veriperëndim të Sllovenisë.

Siç shihet edhe në videon e meteo.si, temperatura ka rënë në -4 gradë, për këtë arsye bora ka mbetur në tokë.

Kredarica ndodhet në 2541 metra mbi nivelin e detit, shkruajnë mediat sllovene.

Kujtojmë se ditët e fundit në rajon është shënuar mot i paqëndrueshëm, me reshje të mëdha, të cilat kanë sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave të ajrit.

Ajri i ftohtë nga veriu dhe ajri i ngrohtë me lagështi nga deti Mesdhe përzihen në rajonin tonë, gjë që favorizon krijimin e paqëndrueshmërisë dhe reshjeve të dendura.

Ndryshe, disa qytete në vendin tonë janë përballuar me gjendjen e rënduar pas vërshimeve të mbrëmshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kundërshtari politik i Putinit, Alexei Navalny në gjendje të rëndë shëndetësore

Alexei Navalny është në një situatë “kritike” pas helmimit të mundshëm, tha…

Kapen 300 kilogramë drogë skunk në Mal të Zi

Zyrtarët e Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave, së bashku me zyrtarë…

Vritet avokati i njohur holandez në stilin mafioz

Vrasja me stil mafioz e një avokati të njohur në Amsterdam ka…

Më shumë se 400 të zhdukur në Hostomel, thonë zyrtarët lokalë

Zyrtarët ukrainas thonë se më shumë se 400 njerëz janë raportuar të…

Publikohen pamjet në rastin e Tyre Nichols, ai u qëllua brutalisht 9 herë brenda 4 minutave

Zyrtarët e qytetit të Memphis kanë publikuar videon prej më shumë se…