Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, sot në Podgoricë do ta mbajnë mbledhjen e parë të përbashkët ndërqeveritare. Delegacionin nga vendi ynë do ta kryesojë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa vizita zyrtare është me ftesë të kolegut të tij malazez, Dushko Markoviq.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, në delegacionin qeveritar janë edhe Radmilla Shekerinska, zëvendëse e kryetarit të Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i angazhaur për Çështje Ekonomike, Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Sadulla Duraki, ministër i Mjedisit Jetrësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Në mbledhje pritet të shqyrtohen disa informata në interes të të dy vendeve për zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ardhshëm, ndërsa do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim nga fusha e punëve të brendshme, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shëndetësisë.

Me takimin me Markoviq, Taev dje e filloi vizitën zyrtare dyditëshe në Mal të Zi, pasi që paraprakisht me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski u pritën me ceremoni me nderime më të larta shtetërore nga kryeministri Markoviq.

“Zaev e njoftoi kryeministrin malazez me gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila me zgjedhjet e mbajtura me sukses për president të shtetit dhe me tempo të proceseve reformuese, me të drejtë e pret miratimin e fillimit të hapjes së negociatave me kapituj nga Komisioni evropian”, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë së RMV-së.

Kryeministri Zaev realizoi takim edhe me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe me kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq.

Për sot, përveç mbledhjes së përbashkët, është paraparë edhe Forum biznesi në organizim të odave ekonomike të të dy shteteve, që do ta hapin dy kryeministrat dhe kryetarët e odave Vllastimir Golluboviq dhe Branko Azeski.

Gjatë vizitës zyrtare dyditëshe në Mal të Zi, së bashku me delegacionin qeveritar po qëndron edhe një delegacion më i madh i afaristëve, anëatrë të odave ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët së bashku me kolegët e tyre nga Mali i Zi do të takohen dhe do të bisedojnë për bashkëpunim në kuadër të Forumit të biznesit që e organizojnë dy vendet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…