Si në BE ashtu edhe në Turqi ka dyshime për të ardhmen e marrëveshjes së refugjatëve të nënshkruar në Mars 2016. Kancelarja Merkel duket, megjithatë, e vendosur për të mbajtur gjallë marrëveshjen.

Në ditët e para pas nënshkrimit të saj, Marrëveshja për Refugjatët BE-Turqi dukej se po funksiononte mirë. Refugjatët dhe imigrantët që kalonin nga Turqia në Greqi u zvogëluan në mënyrë drastike sepse Ankaraja e frenoi në mënyrë të efektshme fluksin.

Por zelli i Turqisë kohët e fundit është dobësuar me arsyetimin se BE nuk e ka paguar borxhin, siç është rënë dakord. Përveç kësaj, Ankaraja filloi të kërcënonte me përfundimin e marrëveshjes së refugjatëve, madje duke folur për “hapjen e kufirit”.

Dyshimet për marrëveshjen e refugjatëve janë shprehur edhe në BE, megjithatë disa vende anëtare paralajmërojnë se Ankaraja tani është në gjendje të shantazhojë Brukselin me marrëveshjen.

Në të njëjtën kohë, liderët evropianë kanë frikë se një anulim i marrëveshjes do të rrisë fluksin e refugjatëve në Evropë dhe forcimin e forcave të ekstremit të djathtë dhe populist në BE.

Procesi i azilit në Greqi është një problem

Kancelarja gjermane është e bindur që Marrëveshja për Refugjatët BE-Turqi ka kuptim dhe duhet të vazhdojë të zbatohet në të ardhmen. Në takimin e saj me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Ankara javën e kaluar, Angela Merkel falënderoi Turqinë për pritjen e miliona refugjatëve sirianë dhe premtoi ndihmë shtesë financiare.

Eksperti i imigracionit Gerland Knaus, i cili konsiderohet një nga arkitektët e marrëveshjes së refugjatëve, vlerëson se “kancelaja i ka premtuar me të drejtë Turqisë ndihmë të mëtejshme financiare, sepse pa atë marrëveshja e refugjatëve do të rrezikohej”.

Për specialistin austriak ekziston një problem tjetër që është i aftë të forcojë marrëveshjen: “Mosarritja e BE-së për të siguruar kampe refugjatësh në ishujt Grekë që kërkesat për azil të trajtohen me kushte të drejta dhe dinjitoze. Në fakt, sistemi i azilit është shembur. Në këtë fazë, gjasat që azilkërkuesit të mos kthehen në Turqi janë zero. Nëse BE nuk arrin ta zgjidhë këtë problem, marrëveshja e refugjatëve do të dështojë. ”

Por e ardhmja e marrëveshjes së refugjatëve varet gjithashtu nga burimet financiare. Aktualisht, vendet anëtare të BE-së po diskutojnë buxhetin për shtatë vitet e ardhshme. Bisedimet nuk janë aspak të lehta për shkak të largimit të Britanisë së Madhe, që do të thotë një ulje e ndjeshme e kontributeve në fondet e Komunitetit.

Një samit i jashtëzakonshëm i BE-sëdo të mbahet në Bruksel më 20 shkurt në përpjekje për të gjetur një kompromis për çështjen e buxhetit të Komunitetit. Rritja e ndihmës financiare me 2 miliard euro shtesë për Ankaranë është në rendin e ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Origjina e COVID/ Anthony Fauci habit me deklaratën e tij

Dr.Anthony Fauci nuk është i bindur se COVID është zhvilluar natyrshëm, teksa…

Vdes 19-vjeçarja e lënduar në aksidentin e Llaskarcës, shkon në 16 numri i viktimave

Ka vdekur sot vajza 19-vjeçare e cila mori lëndime të rënda në…

Seancë e re për të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin e Kumanovës

Nesër dhe pasnesër do të zhvillohet seancë e re për të dënuarit…

​Lumezi dhe Hovenier diskutojnë për nevojën e forcimit të sundimit të ligjit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar takim virtual me ambasadorin e…

Tensionet mes Britanisë dhe Francës po rriten, britanikët kërcënojnë me hakmarrje rreth peshkimit

Britania e Madhe mund të urdhërojë ndaljen e më shumë anijeve franceze…