Gjatë ditës të mërkurës dhe të enjtes, disa qytetarë në Mal të Zi protestuan në mbështetje të serbëve të veriut të Kosovës.

Por, këto reagime, sipas Ministrit për të Drejtat e njeriut dhe pakica në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, nuk janë shqetësuese.

Ai në “Sytë 7” në Klan Kosova tha se ata që reagojnë kundër Kosovës janë nga komuniteti serb, që janë diku afër 30% në Mal të Zi.

Megjithëse, Gjeka tha se nuk janë të gjithë serbët e tillë, por vetëm disa grupe të vogla që janë edhe pro-ruse.

Ai përmendi edhe faktin që muaj më parë, Komuna e Zetës, e përbërë nga serbë, kërkoi nga Parlamenti i Malit të Zi ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këto, Gjeka në “Sytë 7” në Klan Kosova tha se janë banale dhe vetëm politika për konsum ditor, e asgjë shqetësuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Të paktën 29 të vrarë pas arrestimit të djalit të El Chapos

E gjithë kjo dhunë u shkaktua pas arrestimit të Ovidio Guzmanit, një…

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Ukraina mund ta fitojë luftën nëse i ka pajisjet e duhura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë vizitës së tij në Kiev…

MPJ e Turqisë: Nuk ka ndryshim në politikën e vendit tonë për migrantët dhe refugjatët

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka njoftuar se nuk ka…

Arrestohet me mbi 600 mijë euro ish shefi i shërbimit sekret ukrainas, destinacion kishte Maqedoninë e Veriut

U arrestua në pikën kufitare të Preshevës ukrainasi Andriy Naumov. Naumov njihet…

Bolton: Për momentin nuk shoh zgjidhje për marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit

Ish-këshilltari i Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton, beson se mundësia…