Kombet e Bashkuara kanë mohuar se stafit të tyre u është thënë të mos përdorin fjalët “luftë dhe pushtim”, sa i përket konfliktit në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Në një e-mail dërguar redaksisë së medias britanike, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, tha se “stafi nuk është këshilluar të mos përdorin fjalë si lufta apo pushtimi”.

Ai madje i është referuar postimit të fundit në Twitter të diplomates amerikane Rosemary DiCarlo në Kombet e Bashkuara, ku ndër tjera në postim thuhet “kjo luftë është e pakuptimtë”.

Madje The Guardian ka kontaktuar punonjësit në Kombet e Bashkuara, për t’i pyetur për një instruksion të tillë, por edhe ata e kanë mohuar kategorikisht.

Gjatë ditës së sotme ishte raportuar, se punonjësit në Kombet e Bashkuara janë këshilluar që të mos përdorin fjalët luftë dhe pushtim sa i përket situatës në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ambasadori i ShBA-së në Beograd: Rusia s’e mbron askënd përveç Putinit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Chritopher Hill, ka…

Ora policore gjatë uikendit nga 16:00 deri në orën 05:00, për të gjithë qytetarët

Ndalesa për lëvizje në tërë territorin e shtetit sot dhe nesër do…

Kolegji indian u vendos studentëve paketa në kokë që të mos kopjojnë

Një zyrtar i një kolegji indian ka kërkuar falje pasi në internet…

Zoran Zaev nesër jep zyrtarisht dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Shefi i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev, nesër do të japë zyrtarisht dorëheqjen…

Qeveria: Të braktisen shtëpitë e uikendit në Mavrovë dhe Rostushë

Qeveria në seancën e mbrëmshme e obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme,…