Me marrjen në pyetje të drejtpërdrejtë të mbrojtësit të të akuzuarit të gjashtë për aksidentin e ndodhur katër vjet më parë në afërsi të Laskarcës, ku humbën jetën 16 persona dhe mbi 30 të tjerë u lënduan, sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka vazhduar gjykimi për këtë lëndë.

Në seancën e sotme prokurori Darko Jakimovski tha se për ekspertët e pranishëm nuk ka pyetje dhe nëse eksperti në mungesë Zekiria Zekiri paraqitet në njërën nga seancat në vijim, e mban të drejtën që të vazhdojë me marrjen e tij në pyetje.

Në seancën e kaluar janë marrë në pyetje ekspertët e ekipit që ka përgatitur superekspertizën e makinerive, në mungesë të ekspertit Zekiria Zekiri, të cilit për shkak të sëmundjes në disa raste procesi ishte shtyrë.

Pjesa më e madhe e pyetjeve kanë të bëjnë me sistemin e frenimit dhe përqindjen e efektivitetit të tij për ngadalësimin. “Ajo që konkludojmë në konstatimin tonë të aftë është se sistemi i frenimit nuk është aktivizuar në fillim të aksidentit. Këto janë deklaratat e dëshmitarëve që kanë vozitur pas autobusit dhe elementi i dytë është arsyeja pse ne lidhemi në aspektin e lokacionit me gardhin e parë. Kjo është ajo analizë e gjurmës ku nuk ka forcë gjatësore apo anësore, e cila na nxjerr në përfundimin se sistemi i frenimit deri më tani nuk është përdorur”, tha eksperti Ivan Gjakovski. Në pyetjen nëse do të pajtoheshin që të mos ketë gjurmë në rrugë nëse koeficienti i ngadalësimit nuk është nën 40 për qind, ekspertët janë përgjigjur se këtë do ta gjykojnë ekspertët e komunikacionit.

Me kërkesë të ekspertëve, për shkak të lodhjes, dhe prokurorit publik, siç tha ai, “për shkak të atmosferës së padurueshme në sallë”, Këshilli Gjyqësor e ndërpreu seancën dhe e caktoi për sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Policia norvegjeze arreston spiunin e dyshuar rus

Policia Norvegjeze ka arrestuar një spiun të dyshuar rus në qytetin verior…

Rusia kërkon qëndrim zyrtar nga Serbia për armët serbe në Ukrainë

Serbia është akuzuar për shitje të armëve në Ukrainë, ku bëhet fjalë…

Fazliu: Ligji anti-mafia ndihmon sistemin e drejtësisë në konfiskim të pasurisë

Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu e ka mirëpritur…

Vladimir Putin shkon në funeral me valixhen e dyshimtë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është filmuar duke shkuar në një funeral…

Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në Britani, anulohen disa fluturime

Disa aeroporte britanike njoftuan sot për vonesa të mëdha në realizimin e…