Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit para seancës së sotme për rastin “Llaskarca”, ka mbërritur ekspertiza nga Byroja e ekspertizave dhe e njëjta i është dorëzuar prokurorit dhe të pandehurve përmes avokatëve të tyte mbrojtës. Gjyqi vazhdon më 24 janar me një nisje formale nga fillimi, për shkak të rrjedhës së një periudhe më të gjatë kohore, pas së cilës do të fillojë me dëgjimin e ekspertëve që përgatitën konstatimet.

Superekspertiza që Gjykata e kishte urdhëruar në dhjetor të vitit 2021 është refuzuar nga fakultetet e vendit, me arsyetimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme, ndërsa Fakulteti Teknik në Manastir, në të njëjtën kohë, ka njoftuar gjithashtu se e kishin kthyer lëndën sepse ekspertët e tyre të licencuar për inxhinieri mekanike janë ekspertë vetëm në energji dhe nuk mund të ekspertojnë mjete motorike.

Nga Gjykata Penale kanë bërë të ditur se e kanë kontaktuar Universitetin e Shtipit dhe Fakultetin Mekanik në Shkup, nga ku janë njoftuar se nuk kanë mjaftueshëm ekspertë të licencuar për automjete në komunikacion, të cilët nuk kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme. Pas refuzimit të fakulteteve, lënda është dërguar në Byronë për ekspertizë ligjore, e cila ka aftësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar që do të kryejnë një superekspertizë.

I akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës, i ndodhur më 13 shkurt të vitit 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të lënduar rëndë mbi 30 të tjerë, është Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Turs”, personi përgjegjës për transportin në kompania Ramzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, ndërsa tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër.

Gjykimi për aksidentin, i cili filloi në shtator të vitit 2019, udhëhiqet nga gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurori publik Darko Jakimovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Distria Krasniqi shpallet Kampione e Evropës në xhudo

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është shpallur Kampione e Evropës në kategorinë -48…

Moska nuk do ta refuzojë takimin mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas

Moska nuk do të refuzojë takimin mes ministrave të jashtëm rus dhe…

Ukrainasve po u arrin ndihma nga të gjitha anët, pas amerikanëve – tani norvegjezët u dërgojnë sisteme kundërajrore Mistral

Ministri i Brendshëm norvegjez Bjorn Arild Gram, ka bërë të ditur se…

Lajçakun për përfaqësues të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Mirosllav Lajçak u propozua edhe zyrtarisht përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian…

Po filmonte garën e çiklizmit, helikopteri zbulon plantacionet me hashash në tarracën e pallatit

Ndodh edhe kjo.  Kameramani që po filmonte nga helikopteri turin e çiklistëve…