Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Besnik Bislimi ai serb i drejtuar nga Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nisën bisedimet trepalëshe në Bruksel në kuadër të dialogut teknik.

Bisedimeve të sotme trepalëshe i kishin paraprirë takimet dypalëshe të djeshme, fillimisht midis përfaqësuesit të Kosovës dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe më pas me delegacionin nga Serbia.

Zëdhënësi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Peter Stano, tha të hënën për Klankosova.tv se ”në këto bisedime teknike do të diskutohet për çështjet e hapura aktualisht dhe hapat e ardhshëm në dialog”.

Nga qeveria e Kosovës kanë thënë se temë e këtyre takimeve do të jetë edhe çështja e të zhdukurve, njofton Klankosova.tv.

Takimi i nivelit teknik shihet si paraprijës i atij të nivelit të lartë që pritet të ndodhë diku në fillim të vjeshtës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takuan për herë të fundit më 19 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Prokuroria e Speciales me qasje armiqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, procedurat po stërgjatën”

Ish-krerët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdojnë të mbahen…

Rusia rrit rekrutimin ushtarak për intensifikim të luftës në Ukrainë

Rusia po rrit rekrutimin e saj ushtarak, që mund të ketë një…

Facebook mbyll ‘Fabrikën ruse të Dezinformimit’ ndaj vaksinave kundër COVID-19

Facebook njofton se ka mbyllur një operacion të dezinformimit që përhapte lajme…

Ndaloi makinën që rrezikoi jetën e qytetarëve në qendër të Tiranës, flet heroi i ditës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin “Skënderbej”. Teksa…

NATO reagon kundër Rusisë për grumbullimin e trupave pranë Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar të premten se…