Shaqir Fetait mbase i kujtohet kur drejtor të Medresesë ishte Sabahudin ef. Mahmuti, apo, Bahri ef. Aliu, apo H. Muhamet ef. Iseni! I kujtohet Shaqir Fetait se sa ishte e madhe dashuria dhe respekti i popullatës ndaj këtyre personaliteteve? A ka Shaqir Fetai autoritet në popullatën myslimane vetëm 0.5 përqind sa patën këta personalitete?
A i kujtohet Shaqir Fetait se si, kur ngelte pa furrnizime Guzhina e Medresesë, kushdo nga këta tre personalitete të telefononte te ndonjë mik i tij, sakaq, të nesërmen vinte kamioni me lakra, me presh, me fasule, me patate, me speca, me molla, me thase me miell, me sheqer, me krip. Furnizime me bollëk, për tre muaj, gjashtë muaj e për një vitë. Myslimanët qanin nga qejfi se ju ka dhënë Zoti dhe ua ka mundësuar që të donojnë në emër të Zotit nga bereqeti i Tij për Medrese. Ndonëse nuk kishin gjithëaq megjithatë kishin zemër të madhe, vullnet të madh, dëshirë e gatishmëri për të dhënë gjithçka nga vetja. Ishin të gatshëm në çdo moment për të donuar dhe, meza e Medresesë “Isa Beu” mbahej me këto donime nga populli.
Nuk i kujtohen Shaqir Fetait këto donime, sepse ato askush nuk i bënte publike, jepeshin në emër të Zotit, ndihma që evidentohet te Zoti, nuk ka nevojë të etiketohet te njeriu, në media, nëpër ndeja të kota.
Sot, Shaqir Fetai, edhe dy speca djegsë nëse t’i jep, do të kërkojë që të shkruhet për atë “ndihmë”, sepse tenton qe me dy speca ta fisnikërojë shpirti e vet të zi.
Sot, si është situata? Ku ngeli gjithë ajo gatishmeri e popullit për ndihmë, solidaritet e donime për Medresenë! U zhduk? Jo! Popullata u vetëdijësua për atë se, sot, të devotshmit u zëvendësuan nga të babziturit, të cilët sa nuk u ka shkuar në mend se edhe gjakë do të kërkonin si donim për Medresenë! Po kur të akreditohet Medreseja siç u akreditua edhe FShI dhe kur të nisë financimi i tyre nga buxheti i shtetit, atëherë për çka dhe në emër të çkafit do të kërkojë Shaqir Fetai para nga populli, si fitrin, zeqatin, kontributet vullnetare etj? Do t’i shterrojnë të gnitha arsyet për të kërkuar para nga populli.
Në mungesë të donacioneve BFI-ja e Shaqir Fetait nis dhe i vjedhë ndihmat, i përvetëson dhe i personalizon! Vëllezërit myslimanë tregohen solidarë me myslimanët e Maqedonisë së Veriut, ndajnë nga xhepi i tyre dhe nisin ndihma për këtu, ndërsa Shaqir Fetai & compani i vjedhin, i përvetësojnë. Shaqir Fetai natë e ditë mund të bëjë be qe nuk i vjedh, që nuk e ka vjedhur qoftë edhe një kokërr orizi por, faktet flasin të kundërtën!
A i keni parë ndihmat e ardhura nga Turqia? Dianeti i i Turqisë kanë grumbulluar dhe kanë nisur 80 ton ndihma në artikuj ushqimorë dhe higjienik për myslimanët skamnorë në Maqedoni.
E tëra është donacion turk, ështe grumbullimi turk, është paketimi turk, është transporti turk deri te BFI-ja si ekpsedituese e këtyre ndihmave deri te sofra e të varfërve.
I keni parë pakot që po shpërndahen? Çka ka aty të siguruar nga BFI-ja e Shaqir Fetait? Cili produkt i BFI-së është i futur në ato pako! Asgjë! Madje as gjynahet nuk t’i japin këta gjynahqarë.
Pakot e Dijanetit është shumë normale që ta kenë siglën, vulën, amblemën e vetë Institucionit si shenjë garancioni se solidariteti po shprehet nga ky Institucion fetar i popullit turk.
Por, shtrohet pyetja se, ç’e do amblemën e Hilalit, të BFI-së në ato pako! A nuk ështe ky manipulim dhe përpjekje për ta mashtruar popullatën se, ja, shikoni se sa “solidare është BFI, sidomos për Ramazan”? BFI-ja ia ka borxh shtrimin në sofrën të çdo donacioni për myslimanët e vendit. Nuk ka të drejtë që të paraqitet partnere në humanizëm me donatorët turq dhe të përfitojë nga falënderimet dhe lutjet e skamnorëve që janë ekskluzivisht për atë që ka zgjatur dorën e rahmetit duke donuar ndihma me artikuj ushqimorë e higjienikë.
BFI-ja e Shaqir Fetait nuk duhet t’i vjedhë këto ndihma dhe as ta mashtrojë popullatën. Kur deklerativisht vërteton se ndihma ështe nga Drejtoria e Përgjithshme e Dijanetit apo Vakëfit turk, pse ke nevojë që ato ndihma të mbajnë rrejshëm edhe siglën apo amblemën e BFI-Hilalit? Kjo dëshmon se e ke në gjakë vjedhjen, talljen me shtresën e varfër, me ata në nevojë, se manipulimin e ke ves të përditshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…