Në qendër të Beogradit janë vendosur posterë me fotografinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe me mbishkrimin “terrorist i NATO-s”.

Këto posterë janë nënshkruar nga organizata e krahut të djathtë “Lëvizja Konservatore Nashi”.

Më 22 janar ato u vendosën në oborrin e televizionit N1 në Beograd, por edhe në hyrje të zyrës së gazetës Danas.

Në fund të vitit të kaluar, stafi i gazetës Danas mori kërcënime me vdekje, duke thënë se atyre do t’iu ndodhte njësojë sikurse gazetarëve të revistës satirike franceze Charlie Hebdo, që u vranë gjatë sulmit terrorist të vitit 2015.

Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, ndonëse ka shprehur aspirata që t’i bashkohet kësaj aleance ushtarake, shkruan rel.

Kievi zyrtar për pothuajse një vit është duke u përballur me pushtimin e paprovokuar rus.

Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës. Megjithatë, Beogradi ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus.

Zyrtarë të lartë rusë kanë argumentuar se Moska në Ukrainë tani po lufton me aleancën e NATO-s.

Shtetet e NATO-s, së bashku edhe me shtete të tjera, që kur ka nisur pushtimi, e kanë ndihmuar me armatime Kievin, me qëllim që forcat ukrainase të dëbojnë nga territori i Ukrainës forcat e Moskës.

Reklama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Deklarata për gjenocid në Kosovë, politikani serb: Ambasadori gjerman të kërkojë falje

Deklarata e turpshme e ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, se Serbia…

Kurti bashkëbisedon me avokatët mbrojtës të të burgosurve në Hagë

Kryeministri Albin Kurti sot bashkëbisedoi me të gjithë avokatët dhe bashkavokatët e…

Kryebashkiaku japonez: Burrat duhet të bëjnë pazar gjatë pandemisë, pasi gratë vonohen shumë

Kryetari i qytetit të tretë më të madh të Japonisë, Osaka, Ichiro…

Mbi 17 milionë tonë drithëra të eksportuara nga Ukraina përmes Detit të Zi

Më shumë se 17 milionë tonë drithë janë transportuar përmes korridorit të…

Aksioni kundër fajdeve në Gjakovë, u konfiskuan vetura, armë e para

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka mbajtur sot një konferencë për media ku…