E pyetur për ndryshimet kushtetuese të cilat duhet t’i bëjë Maqedonia e Veriut për të vazhduar rrugën drejt BE-së, ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela P. Aggeler tha se funksionarët duhet të veprojnë sa më parë në interes të qytetarëve, përcjell TV21. Aggeler tha se SHBA-të mbështesin gjithçka që afron vendin drejt Bashkimit Evropian.

“E inkurajojmë udhëheqësinë dhe funksionarët e zgjedhur të këtij vendi të veprojnë në interes të qytetarëve të tyre dhe të veprojnë sa më parë, të bëjnë ndryshimet e duhura që do të mundësojnë hapjen e negociatave aderuese drejt BE-së. E dimë se janë vendime të vështira për këtë vend. Qytetarët e këtij vendi tashmë kanë marrë vendime të vështira por ne do të mbështesim gjithçka që do të iu afrojë drejt BE-së”, tha mes tjerash Aggeler.

Ndryshe, deri në muajin nëntor të këtij viti, vendi duhet të realizojë ndryshimet kushtetuese ku parashihet futja e bullgarëve në Kushtetutë, me qëllim hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Franca kalon 31 ditë pa reshje të konsiderueshme shiu, diçka e paprecedentë në dimër

Franca ka shënuar periudhën e saj rekord të thatësisë prej 31 ditësh…

ASH-AAA dorëzon tekstin e Ligjit për Shtetësi tek grupi parlamentar i LSDM-së

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka dorëzuar tekstin e Ligjit për Shtetësi…

Një person dyshohet se ka vrarë njerkun e tij

Prokuria Themelore në Gjevgjeli kërkon paraburgim për një person nga Gjevgjelia, i…

Alarme për bomba në 14 shkolla të Shkupit

Mëngjesin e sotëm në adresat elektronike të 14 shkollave në Shkup është…

Kundërshtari politik i Putinit, Alexei Navalny në gjendje të rëndë shëndetësore

Alexei Navalny është në një situatë “kritike” pas helmimit të mundshëm, tha…