Ndotja enorme e ajrit ka rritur numrin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet respiratore. Pneumoftiziologu Femi Demiri, apelon që kësaj kohe të tregohet kujdes, sidomos nga të sëmurët kronik sepse gjendja e tyre mund të përkeqësohet.

Ndotja e ajrit shkakton dëmtime të rënda në rrugët respiratore tek të gjitha grupmoshat, duke filluar nga fëmijët që janë më të ndjeshëm, tek moshat madhore dhe sidomos tek pacientët që kanë sëmundje kronike, deklaron pneumoftiziologu Femi Demiri.

“Ndotja e ajrit tek të gjithë ndikon njëlloj. Mirëpo problemi është tek të sëmurët kronikë, të cilët edhe ashtu e kanë të keqësuar gjendjen e traktit respirator ose rrugëve të frymëmarrjes, kjo i bie që e keqëson edhe më shumë gjendjen e tyre”, tha Femi Demiri, Pneumoftiziolog.

Pneumoftiziologu Demiri apelon që të kihet kujdes, sidomos nga pacientët me sëmundje kronike që të mos frekuentojnë shumë ambientin e hapur dhe të marrin në rregull terapinë e caktuar.

‘Preferohet që tek këto të sëmurë të kihet kujdes që të marrin terapinë e rregullt që e kanë për sëmundjet respiratore, duke u nisur nga barërat për kollitje, ndonjëherë kemi dhënien e antibiotikëve, si dhe bronkodilatatorë për përmirësimin e gjendjes së frymëmarrjes. Preferohet që të mos dalin në ambiente të jashtme ku është prezenca e kësaj ndotjeje”, shprehet pneumoftiziologu Femi Demiri.

Ndryshe, stacionet matëse në Rektorat, Qendër, Lisiçe, Gostivar, Tetovë, Strumicë, Kërçovë, Koçan, kanë regjistruar ndotje enorme të ajrit, ndërsa rekordin e ka mbajtur Gazi Baba, me 948 grimca PM 10 në metër kub./Klan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…