Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare, veprimtari dhe patrioti i shquar nga Livadhia e Strugës, Sejdin Lloga.

I lindur më 6 Tetor të vitit 1931 në Livadhi të Strugës, Sejdin Lloga është ndër nxënësit e parë të këtij fshati gjatë periudhës së hapjes së shkollave të para shqipe në territorin e Strugës.

I rritur në frymë liridashëse, në një familje me taban kombëtar, Sejdini nuk mundi të mos marrë pjesë në aktivitetet e kohës në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Për një periudhë ka qënë mësues në shkollën e fshatit Tatesh.

Ishte djali i madh i Sami Llogës, një tjetër veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, me kontribut të jashtëzakonshëm në hapjen e shkollave të para në gjuhën shqipe në rrethin e Strugës. Sejdin Lloga ishte vëlla i të ndjerit Aliriza Lloga, mësues, deputet dhe veprimtar i dalluar.

Ka qenë pjesëmarrës në vënien e gurëthemelit të lapidarit të Shqiponjës në qytetin e Strugës në vitin 1943, ku si nxënës ka kënduar himnin e flamurit. Ky ka qenë një nga momentet kyçe në veprimtarinë e mëtejme të Sejdin Llogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…